10 mënyrat se si një baba duhet të jetë model për fëmiun e tyre!

0
102

Duke ju ndjekur juve si shembull, fëmiu juaj mëson se si një mashkull duhet të sillet në raport me të tjerët.

Edhe nëse ju nuk jetoni me nënën e tyre, ata janë mëse të vetëdijshëm për mënyrën se si ju komunikoni me të. Shumica e divorceve dhe rastet e dhunës në familje u ndodhin meshkujve dhe femrave që janë rritur pa një baba që do ishte model për ta në krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme.

Më poshtë po ju përcjellim 10 këshilla që do të ju ndihmojnë në aspektin e të qenit model për fëmijët tuaj, ashtu siç do të donit që vajza juaj të trajtohet në marrëdhënien e saj kur të rritet, apo mënyrën se si do të donit që djali juaj të trajtojë gruan që dashuron.

  1. Vlerësojeni nënën e tyre: Në rastet kur fëmijët e shohim se nëna dhe babai i tyre e vlerësojnë njëri-tjetrin, ata kanë tendencë që më shumë të vlerësojnë veten dhe të tjerët.
  • Bisedat mbi perspektivën: (vlerësimi i gjërave përmes këndvështrimit të dikujt tjetër): Mësojuni fëmijëve tuaj rëndësinë e respektimit të perspektivave të njerëzve që ata i kanë për zemër, edhe në rastet kur nuk pajtohen me ta.
  • Bashkëpunimi: Mësojuni fëmijëve që të jenë pjesëmarrës aktiv në punë, zgjidhjen e problemeve apo kryerjen e detyrave që ju përcaktohen.
  • Mirëkuptimi: Mësoni fëmijët se si të punojnë drejt gjetjes së zgjidhjeve për problemet me të cilat ata përballen, gjithmonë duke respektuar këndvështrimin e të tjerëve.
  • Marrja e informatave: Asnjëherë mos ndaloni përpjekjet për t’i bërë gjërat edhe më mirë se që janë.
  • Motivimi për t’u përmirësuar: Qasjuni mosmarrëveshjeve me qëllim që t’i përmirësoni ato, e jo t’i përkeqësoni.
  • Ndjeshmëria: Mësojuni si duhet treguar mbështetje e jo kontroll ndaj partnerit në rastet kur ka nevojë.
  • Vullneti i mirë: Të mësuarit e një sjelljeje pozitive ndaj personave të dashur rrit shanset që fëmijët të kenë marrëdhënie të mira në të ardhmen.
  • Dashuria: Nëse tregoni dashuri ndaj nënës së tyre, i bën fëmijët të ndjehen më të sigurtë.
  • Investimi në marrëdhënie: Marrëdhëniet e suksesshme kërkojnë që  njerëzit të kujdesen dhe të bëjnë gjëra të mira për njëri tjetrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here