2 vjeçarët duhet të ushqehen vet

0
125

Nga Razije Musa

Një nanë kosovare që jeton në Gjermani më dërgoi një porosi ku më tregon se në vendin ku jeton e ka dërguar djalin në kopsht për herë të parë.

Atje fëmijët 2 vjeçar e tutje ushqehen vet, ndërsa, nëna e kishte mësuar fëmijën të ushqehet nga ajo dhe kishte merak se si do t’ia del në kopsht.

Këshilla ime është që t’i mësoni fëmijët të ushqehen vet prej kur filloni me ushqimin e ngurtë.

Prej kur beba i ka dy dhëmbë lartë e poshtë filloni me i dhanë copa të pemëve e perimeve të ziera në avull që beba të mësoj gëlltitjen.

Prej muajit të 10 apo 12 lejoni beben të marrë ushqimin me dorën e vet, pa panikë – gjithmonë i qëndroni afër.

Fëmijët prej një vit e tutje mësoni ta përdorin lugën dhe pirunin gjithmonë nga ato që i kanë dorëzat plastike.

E pastaj kur bëhet fëmija 2 vjet, do të mësohet si të ushqehet vet.

Gjithmonë i qëndroni afër, mësojeni përse përdoret luga e përse piruni, në fund mësojeni që enët t’i kthej në kuzhinë bashkë me ju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here