Si të jeni më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit sipas ekspertëve?

0
110

Ekspertët kanë zbuluar zakonet që mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit, nga menaxhimi i peshës deri tek të kuptuarit e historisë suaj familjare

Nëse i keni këto zakone që do të lexoni më poshtë, keni më pak mundësi për tu prekur nga kanceri i gjirit:

  • Të qenit mbipeshë veçanërisht pas menopauzës – rrit shanset për të zhvilluar kancerin e gjirit; një nga këshillat më të mira për parandalimin e kancerit të gjirit është të mbash një peshë të shëndetshme. “Sa më shumë inde dhjamore ose dhjam të keni në trupin tuaj, aq më shumë estrogjen mund të prodhoni potencialisht”, shpjegon Taraneh Shirazian, një mjek obstetër dhe gjinekolog në New York City “Ky estrogjen i tepërt është ajo që i vë gratë në rrezik të madh si për kancerin e gjirit ashtu edhe të mitrës.”
  • Nuk është sekret se lënia e cigares mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të mushkërive dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por gjithashtu ndihmon edhe në parandalimin e kancerit të gjirit. Gratë që filluan pirjen e duhanit përpara ciklit të parë të tyre menstrual kanë një rrezik 61% më të lartë dhe gratë që filluan pirjen e duhanit pas ciklit të parë, por 11 ose më shumë vjet para lindjes, kanë një rrezik 45 përqind më të lartë të zhvillimit të kancerit invaziv të gjirit. Asnjëherë nuk është vonë për të bërë ndryshime të shëndetshme.
  • Nëse i doni perimet, vazhdojeni pasi do t’ju ndihmojnë. Ushqimi me perimeve të shëndetshme mund të luajë një rol në parandalimin e kancerit të gjirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here