Pas abortit spontan, a duhet pritur tre muaj për të nisur një shtatzani të re?

0
152

Kohë më parë hulumtimi të cilin e ka bërë Eunice Kennedy Shriver i Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Zhvillimin e Fëmijës (NICHD) sugjeron që përpjekja për shtatzani në tre muajt e parë pas abortit spontan në të vërtetë mund të shtojë shanset për shtatzani të shëndetshme.

Hulumtuesit kanë vëzhguar rreth 1.000 femra, të cilat kanë pasur abort spontan para javës së njëzetë të shtatzanisë dhe i kanë përcjellë gjatë gjashtë cikleve pasuese menstruale (keni parasysh që asnjë abort spontan i atyre shtatzanive nuk ka qenë për shkak të shtatzanisë ekoptike apo molare), transmeton Telegrafi.

Nëse femra ka mbetur shtatzënë, hulumtuesit e kanë përcjellë deri në përfundim të shtatzanisë, qoftë kur ka përfunduar me abort apo me lindje të gjallë.

Rezultatet janë interesante: 76 për qind e femrave janë përpjekur të mbeten shtatzënë në tre muajt e parë pas abortit spontan.

Ato femra kanë pasur 69 për qind shanse të mbeten shtatzënë, në krahasim me 51 për qind të shanseve për ato të cilat nuk kanë provuar të mbeten shtatzënë në tre muajt e parë.

Ajo që është edhe më e rëndësishme, 53 për qind e shtatzanive të cilat janë filluar në tre muajt e parë kanë rezultuar me lindje gjallë të fëmijëve, në krahasim me vetëm 36 për qind të grupit i cili ka pritur.

“Të dhënat tona sugjerojnë që disa femra të cilat kanë provuar sërish të mbeten shtatzënë në afatin prej tre muajsh mund të kenë sukses shpejt nëse jo edhe më shpejt, sesa ato të cilat presin tre muaj e më shumë”, thotë Enrique Schisterman, epidemiolog i NICHD-së dhe autor kryesor i studimit.

Studimi është publikuar në revistën Obstetrics and Gynecology.

Burimi i informacionit: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here