Histori prekëse: Dashuria e vëllaut për motrën!

0
89

Po kaloja në një pazar të madh për të blerë disa gjëra kur pashë një shitës duke folur me një djalë të vogël, jo më shumë se 4-5 vjec.

Shitesi i tha ” Më vjen keq, por ti nuk ke mjaftueshëm para për të blerë këtë kukull”

Në atë moment djali i vogël më pa,u kthye nga unë dhe më tha:

-” Xhaxhi, je i sigurt që nuk kam mjaftueshëm para?”

I numërova lekët e tij dhe i thashë” Ti e di i dashur, që nuk ke mjafueshëm para për të blerë kukullën”

Djali i vogël mbante akoma kukullën të shtrënguar në duart e tij.

I afrova dhe më tepër dhe e pyeta se përse e donte kukullën.

” Është kukulla që motra ime e donte aq shumë, doja t’ia dhuroja asaj për ditëlindje. Duhet t’ia jap kukullën mamit tim kështuqë ajo mund t’ia japë asaj kur të shkojë atje.”

Sytë e tij ishin kaq të trishtuar kur tha këtë.

” Motra ime ka shkuar të jetë me Zotin,babi më tha që edhe mami do të shkojë atje shumë shpejt, kështuqë unë mendova t’ia jap kukullën ta marrë me vete e t’ia japë motrës sime.”

Zemra ime sa nuk ndaloi. Vogëlushi më pa sërish dhe më tha:

” Unë i thashë babit ti thotë mamit të mos shkojë pa u kthyer unë nga dyqani.”,dhe më pas më tregoi një foto të vogël të tij ku ai ishte duke qeshur.

Pastaj më tha” Dua që mami të marrë këtë foto me vete kështuqë motra ime nuk do më harrojë. Une e dua mamin dhe dua që ajo të mos më lërë vetëm,por babi më tha që ajo duhet të shkojë të rrije me motrën time”

Pastaj sërish hodhi sytë nga kukulla, qetësisht, me sy të trishtuar.

Shpejt gjeta portofolin tim dhe i thashë vogëlushit ” Le të kërkojmë sërish, se mos ke para mjaftueshëm për të blerë kukullën”

“Ok,shpresoj të kem”, tha vogëlushi

Shtova disa para shtesë tek paratë e tij, pa u vënë re dhe filluam t’i numërojmë. Ishin mjaftueshëm për kukullën dhe disa para të tjera shtesë.

Vogëlushi tha” Faleminderit Zot që më dhe para mjaftueshëm”

Pastaj me vështroi dhe më tha:

” Natën e shkuar, përpara se të flija, iu luta Zotit të kisha mjaftueshëm para të nesërmen në mënyrë që të blija kukullën për motrën time, dhe Ai më degjoi. Gjithashtu doja të kisha para ti bleja mamit një trendafil të bardhë, por nuk ia kerkova sepse m’u duk shumë. Por Zoti më ndihmoi për të dyja”

Mbarova blerjet e mia, në një gjendje shpirtërore shumë ndryshe nga sa isha më parë. Nuk mund të largoja nga mendja djalin e vogël.

Pastaj m’u kujtua një artikull në gazetë që kisha lexuar 2 ditë më parë e cila fliste për një të dehur i cili kishte goditur një makinë në të cilën ndodhej një grua dhe një vajzë e vogël. Vajza e vogël kishte vdekur dhe gruaja ishte në gjendje kritike për jetën. Familja kishte vendosur t’ia hiqte aparaturat që e mbanin akoma në jetë, sepse ishte e pamundur që ajo të rikuperohej nga koma. A ishte kjo familja e djalit të vogël?

Pas dy ditësh nga takimi me djalin e vogël lexova në gazetë që edhe gruaja kishte vdekur. Nuk mund të ndaloja veten, ndaj bleva një buqetë të madhe me trëndafla të bardhë dhe shkova në ceremoninë mortore, në të cilen ndodhej trupi i gruas, e ku njerëzit mund t’i jepnin lamtumirën e fundit. Ajo ishte atje, në arkivolin e saj, me një trendafil të bardhë në duar dhe një foto të djalit të vogël në gjoks. Anash saj ndodhej kukulla. U largova nga ai vend me lotë në sy, dhe ndjeva se jeta ime kishte ndryshuar përgjithmonë…

Dashuria që vogëlushi kishte për nënën dhe motrën e tij ishte e paimagjinueshme dhe në një sekondë një shofer i dehur ia largoi pa mëshirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here