Si të veproni kur fëmiu juaj është i zemëruar? Gjeni formulën e saktë!

0
103

Një thënie e urtë arabe thotë:

Kush nuk arrin ta kuptojë një shikim, nuk do t’a kuptojë as një shpjegim të gjatë!

Fëmijët janë qeniet më të ndjeshme, andaj duhet të tregojmë kujdes të veçantë se cilat veprime duhet t’i ndërmarrim në momentin kur ata janë të zemëruar. Mënyra e qasjes sonw si prindër në këto raste, ndikon në krijimin e personalitetit të tyre dhe u ndihmon atyre të kuptojnë se kur janë gabim.

Çka nuk funksionon?!

  • Nuk hyn në punë nëse vetëm i thoni të qetësohet apo që nuk është aq keq dhe do të kalojë.
  • Aspak nuk i ndihmoni zgjidhjes së situatës nëse zemëroheni edhe ju.
  • Është e padobishme ta gjykoni duke i thënë se vet e ka kërkuar, që është dashur të mendoj më mirë para se ta marrë vendimin apo që nuk ka menduar më herët për pasojat. Çka ka ndodhur, tanimë ka ndodhur. Për këtë arsye është e rëndësishme që fëmiu të filloj të tregojë maturi dhe të marr një mësim nga secila situatë.

Këto veprime përveç që janë të padobishme, poashtu ndikojnë edhe në distancimin tonë si prindër nga fëmiu dhe lëndimin e tij. Për më tepër rrit ndjesinë e tij të dështimit, duke bërë që të na ‘urrejë’ dhe të na e hedh fajin, pa e marrë parasysh pjesën e tij të përgjegjësisë.

Çka funksionon?!

E vetmja mënyrë që funksionon është të ndalemi dhe kuptojmë se çka e ka shtyrë fëmiun tonë të veprojë në atë mënyrë e çfarë pakënqësish ka që ta kuptojmë se si ndjehet.

Nëse fillojmë ta kuptojmë duke shikuar përtej sjelljes së tyre, patjetër që edhe reagimi ynë në ato momente do të ndryshoj.

Nëse arrijmë të shohim përtej zemërimit të tyre, ndodh të shohim një person që ndjehet i dobët, i vetmuar, i frikësuar, frustruar apo i zhgënjyer. Madje, mund të ndjehet edhe i turpëruar apo i pa shpresë. Dhe atëherë strategjia jonë e ndërhyrjes mund të ndryshojë.

Nuk do të reagojmë menjëherë më zemërim, por do të jemi në gjendje të reragojë në forma të tjera, duke i bërë fëmijët të ndjehen të mbrojtur dhe t’ua bëjmë me dije që i kuptojmë.

  • Mund të fillojmë duke dëgjuar dhe duke mos thënë asgjë.
  • Nëse ndodhemi në situatë kur nuk mund t’i kontrollojmë emocionet tona, më mirë është të largohemi për disa minuta që të dy palët të kemi kohë të mendojmë dhe të reflektojmë, pa e lënduar njëri-tjetrin me fjalë apo veprime.
  • Apo ndoshta i zgjedhim fjalët më me kujdes. duke mos e lënduar më tej, mirëpo duke u munduar ta kuptojmë, e së bashku të kërkojmë për zgjidhjen më të mirë.
  • Nëse mendoni që është momenti, filloni dhe bëni pyetje strategjike, duke u munduar të ndani përgjegjësinë e fajit, gabimet dhe të gjeni zgjidhjen e duhur.
  • Nëse fëmiu ynë në ato momente nuk është në gjendje për të dëgjuar, atëherë është më mirë të mos flasim fare, duke evituar ndonjë reagim të pa menduar mirë.
  • Mund ta shfrytëzoni momentin që t’i shprehni ndjeshmërinë dhe dashurinë qe e keni për të dhe t’ia bëni me dije që jeni aty për të kurdo që ai ka nevojë.

Rezultati

Kur ndodhemi para një situatë të tillë dhe i mendojmë e analizojmë të gjitha opsionet që i kemi përpara, padyshim që do të reagojmë ndryshe në krahasim me situatat kur nuk kemi menduar përtej veprimit të momentin të fëmiut tonë. DHE KËSHTU GJITHÇKA NDRYSHON PËR TË MIRË!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here