Freskoni gjinjtë para gjidhënies në ditë të nxehta!

0
97

Nga Razije Musa

Të dashura nana,

Shumë herë më pyesni nëse në ditët e verës fëmijët kanë nevojë për diçka të freskët, unë gjithmonë them se mjafton qumështi i gjirit për ata që kanë më pak se gjashtë muaj, ndërsa për fëmijët që kanë filluar me ushqim solid mund të ju jepni edhe ujë.

Është me rëndësi që para gjidhënies në këto ditë të nxehta t’i freskoni gjinjtë, nuk është se qumështi juaj do të ftohet, por, ju do e freskoni lëkurën tuaj dhe kështu kontakti i fëmijës lëkurë me lëkurë nuk do të jetë i papërshtatshëm.

Kur fëmija e ka shumë nxehtë ai nuk do të dojë të pijë, nëse jeni jashtë tentoni të gjeni hije për të ushqyer fëmijën tuaj sepse ashtu që të jetë i relaksuar.

E rëndësishme është që nëna të pij shumë ujë dhe të jetë e hidratuar, është me rëndësi që fëmijët që nuk ushqehen me ushqim solid të pijnë më shpesh qumësht gjiri në mënyrë që të shuajnë etjen.

Ndjehuni të lira të ushqeni fëmijët tuaj me gji edhe në publik nëse ambienti është freskues dhe i përshtatshëm për ju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here