“Mos e mëso ta mbash në krahë!” Këshilla për nënat e reja.

0
106

Padyshim qe me ardhjen në jetë të një fëmije, ndryshon pothuajse gjithçka dhe jeta e prindërve të rinjë merr kahje tjetër.

Ajo që është më e rëndësishme tani e tutje, ka të bëjë me shëndëtin dhe mirëqenien e bebes, pjesa tjetër kalon në plan të dytë. Një fëmijë është bekim e lumturi, por, duhet të jeni të përgatitur që ju pret edhe një detyrë shumë e vështirë, që kërkon shumë mund e sakrificë.

Në përgjithësi, nënat e reja mund të ndjehen shumë të lodhura e me raste edhe të pafuqishme përballë përgjegjësisë së re. Por, instikti i mëmësisë asnjëherë nuk ju lë vetëm.E patjetër që edhe këshillat dhe ndihma e bashkëshortit, familjes e shoqërisë kanë shumë vlerë, sidomos për ato që janë bërë nëna për herë të parë dhe nuk kanë eksperiencë. Gjithsesi, në vijim gjeni të përmbledhura disa prej këshillave kryesore, të cilat shpresojmë që sadopak të ju ndihmojnë.

Pranoni ndihmë. Në këto ditë, ju jeni e rrethuar nga njerëzit tuaj më të dashur, nëna, motra, vëllai, bashkëshorti, mikeshat. “Shfrytëzojeni“ mirë këtë moment që t’ju ndihmojnë për ta mbajtur beben për pak kohë, ndërkohë që ju kujdeseni për veten: të flini pak, të bëni një dush, të pushoni.

Mos e mërzisni veten tuaj nëse nuk i dini të gjitha për kujdesin ndaj bebesn. Është mëse normale. Askush nuk ka lindur i ditur. Pavarësisht se mund të keni lexuar shumë gjëra, rritja e një bebeje nuk është njësoj për të gjithë nënat. Ndiqni instiktin dhe do ta shikoni se kjo do të jetë më e mira. Mos e fajësoni veten për çdo gjë dhe mos u demoralizoni. Bebi gjithashtu sapo ka ardhur në një botë krejtësisht të re, jepini kohë të mësohet, kini durim dhe mos harroni se ai ka shumë nevojë për ju. Mësohuni me situatën.

Mos u kushtoni rëndësi krahasimeve që i bëjnë bebit tuaj me fëmijët e tjerë. Në këtë kohë do të dëgjoni shumë: fëmija im ishte shumë i qetë, nuk qante, pinte qumështin pa naze, nuk është sëmurë kurrë. Mund t’ju duket sikur fëmija juaj është grindavec, qarraman, por jo. Askush nuk flet për netët pa gjumë. S’ka fëmijë që nuk qan, kështu që thjesht mos i dëgjoni fjalë të tilla.

Bebi qan sepse kërkon diçka. Kjo është forma e të shprehurit të fëmijës. Kështu që nëse ai qan, po përpiqet t’ju thotë diçka me gjuhën e tij.

”Mos e mëso ta mbash në krahë!” Mos e bëni këtë gabim dhe të dëgjoni të tjerët që ua thonë këtë. Cdo njeri ka nevojë për një përqafim, aq më tepër një bebe e sapoardhur në jetë. Ajo ka nevojë për përkujdesje, përqafime dhe aromën tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here