A janë të lidhura rritja e dhëmbëve dhe përskuqja te bebet

0
115

Shumica e prindërve pyesin a ekziston lidhja midis rritjes së dhëmbëve dhe skuqjes së lëkurës te bebet. Përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të jetë edhe po edhe jo.

Disa dhëmbë të parë te fëmijët, gjë që më shpesh janë në njësinë e poshtme, fillojnë të rriten rreth muajit të gjashtë të bebes.

Pjesa e fundit zakonisht rritet kur bebja i mbush 30 muaj. Procesi nuk është i këndshëm as për fëmijët as për prindërit, transmeton Telegrafi.

Me rritjen e dhëmbëve te fëmijët drejtpërdrejt mund të lidhen shumë simptoma, p.sh.:

  • dhembja dhe irritimet
  • shtim i pështymës
  • gjumë i keq
  • sukrep në faqezbokth në veshë
  • kafshimi, thithja e duarve dhe gjërave përreth vetes
  • ndryshimi i apetitit
  • temperatura mesatare të rritura (38,3 gradë Celsius).

Rritja e dhëmbëve gjithashtu mund të ndikojë në gjumin e prindërve, por edhe në rritjen e stresit për shkak të të gjitha këtyre ndryshimeve. Disa bebe fatlume nuk kalojnë nëpër këtë periudhë të vështirë.

Kur është fjala për sukrepin, ekziston e dhëna që çdo i treti prind në Amerikë konstaton që bebja vuan nga ndonjë sukrep pelenash. Kjo mund të jetë në formë piklash, ose megjithatë në formë sukrepi më të shpeshtë dhe më të fortë.

Simptomat zakonisht shfaqen te bebet nga muaji i nëntë deri në muajin e 12.

Shkaktarët kryesorë të përskuqjes janë:

  • ndërrimi jo i rregullit i pelenave
  • antibiotikët
  • diarreja
  • infeksionet bakteriale apo kërpudhore
  • ekspozimi i gjatë ndaj lagështisë dhe urinës.

Kjo tregon që skuqja e lëkurës dhe rritja e dhëmbëve nuk kanë shumëçka të përbashkët dhe nuk janë në lidhje direkte me njëri-tjetrin.

Megjithatë, duke u rritur dhëmbët shkaktojnë pështymën, ndërkaq teprica e lëngut kthehet në stomakun e bebes, kjo mund të shkaktojë diarrenë, e cila është shkaktar shumë i shpeshtë i infeksionit.

Edhe një shkaktar mund të jetë përtypja e bebes, thithja dhe ngrënia e gjërave të cilat mund të jenë të kontaminuar me ndonjë bakter, gjë që sërish do të ndikojë në sistemin e saj digjestiv.

Pos këtyre shkaqeve, lidhja direkte midis këtyre dy dukurive te bebet nuk ekziston.

Burimi i informacionit: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here