Nga zemra e një nëne…

0
100

Nëna ime kishte shumë probleme.

Ajo nuk flinte dhe ishte e rraskapitur.

Ajo ishte e irrituar, e zhurmshme dhe e hidhur.

Ajo ishte gjithnjë e sëmurë, derisa një ditë, befas, ajo ndryshoi.

Situata ishte e njëjtë, por nëna ishte ndryshe.

Një ditë babai im i tha:

Kam tre muaj që kërkoj punë dhe nuk kam gjetur asgjë, do dal të pi disa birra me miqtë.

Nëna ime u përgjigj

Në rregull.

Vëllai im i tha:

Mami, nuk jam mirë në të gjitha lëndët e Universitetit…

Nëna ime u përgjigj:

Në rregull, do të përpiqeni të kaloni dhe nëse nuk keni sukses do të përsërisni semestrin, por do

të paguash vetë tarifën e shkollimit.

Motra ime i tha:

– Mami, kam goditur makinën.

Nëna ime u përgjigj:

Mirë bija ime, çojeni te mekaniku , pyete dhe mendo se si do ta paguash këtë dhe ndërsa ata do e riparojnë lëviz me autobus ose metro.

Nusja i tha:

Mamaja ime, po vjen për të kaluar disa muaj me ju.

Nëna ime u përgjigj:

– Mirë, vendoseni në divanin e dhomës së ndenjes dhe kërkoni çarçaf e çfarë duhet në dollap.

Të gjithë në shtëpi u mblodhëm në ankth për të parë pse mami po reagonte kështu.
Ne dyshuam që ajo kishte shkuar te mjeku dhe se ai po përshkruante pilula për qetësi.
Ajo ndoshta po pinte shumë.

Atëherë menduam që ne të ndërhynim.

Nëna ime nuk mund të bëhej e varur nga disa tableta qetësuese.
Por, për habinë tonë, ajo na u përgjigj:

Më desh shumë kohë për të kuptuar se secili person është përgjegjës për jetën e vet, më janë dashur vite për të zbuluar se ankthi im, depresioni im, guximi im, pagjumësia, nuk i zgjidhën problemet tuaja. Unë nuk jam përgjegjës për veprimet e të tjerëve, por unë jam përgjegjës për reagimet që unë i shpreh. Prandaj, kam arritur në konkluzionin se është detyra ime për të mirën time që të qëndroj e qetë dhe ta lejoj secilin individ të vendosë se çfarë është e drejtë për të. Kam menduar se unë mund të ndërhyj vetëm në veten time, ju keni të gjitha burimet e nevojshme për të zgjidhur jetën tuaj.’

Ne mbetëm të hutuar dhe vetëm shikonim njëri tjetrin.

Unë mund t’ju jap këshilla vetëm nëse më kërkoni dhe ju takon juve ta ndiqni ato apo jo.
Kështu që, tani e tutje, unë pushoj të jem: pergjegjese e përgjegjësive tuaja ,thes i gabimeve, makine larese e keqardhjeve, avokate e gabimeve tuaja, muri i vajtimit, ,grumbulluese e detyrave tuaja dhe ajo qe i zgjidh ato apo përmbush përgjegjësitë tuaja…Tani e tutje, unë i’u deklaroj të gjithëve të rritur, të pavarur dhe të vetë-mjaftueshëm për të zgjedhur problemet tuaja
.’- tha në fund nëna.

Të gjithë në shtëpi mbetëm pa fjalë.

Që nga ajo ditë, familja filloi të funksionojë më mirë, sepse të gjithë në shtëpi e dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here