‘Mendohu mirë para se të thuash se dëshiron një grua inteligjente’

0
77

Nga Gabriel Garcia Marquez

Kam dëgjuar shumë burra që thonë se dëshirojnë një grua inteligjente në jetën e tyre. Unë do t’i këshilloja që të mendohen mirë për këtë.

Gratë inteligjente marrin vendime vetë, kanë dëshira të tyre dhe vendosin kufinjë. Ti nuk do të jesh kurrë qendra e jetës së tyre sepse kjo e fundit rrotullohet rreth vetes së tyre.

Një grua inteligjente nuk lejon të manipulohet e as të shantazhohet, ajo merr përgjegjësi mbi vete. Gratë inteligjente bëjnë pyëtje, analizojnë, diskutojnë, nuk ndalen, avancojnë para.

Ato gra kanë pasur një jetë të tyren para teje dhe e dinë mirë se do ta kenë përsëri edhe pasi të kesh ikur ti.

Ajo lajmëron, nuk kërkon leje. Këto gra nuk kërkojnë në çift një lider që t’a ndjekin pas, një baba që t’ua zgjidh jetën, e as një djalë për ta shpëtuar. Ato nuk duan të të ndjekin ty e as t’ia tregojnë rrugën dikujt – ato duan të ecin përkrah teje.

Ajo e din se jeta pa dhunë është e drejtë, e jo luks apo privilegj.

Ato e shprehin njësoj zemërimin, pikëllimin, gëzimin dhe frikën, sepse e dijnë që frika nuk i bën të duken të dobëta, ashtu sikurse zemërimi që nuk i bën të duken ‘mashkullore’.

Këto dy emocione, bashkë me të tjerat përkrah tyre e përbëjnë qenien e saj!

Një grua inteligjente është e lirë, sepse ka luftuar për lirinë e saj. Por, ajo nuk është viktimë, por e mbijetuar.

Mos u mundo ta mbyllësh brenda, sepse ajo do të dijë se si të ikë.

Mos harro: e ka bërë edhe më herët!

Një grua inteligjente e din që vlera e saj nuk qëndron në dukjen e saj apo formën e trupit.

Mendo dy herë para se ta gjykosh atë për moshën, gjatësinë, peshën apo sjelljen seksuale, sepse i bie të jetë dhunë emocionale dhe ajo e din këtë.

Prandaj…para se të thuash se e dëshiron një grua ‘inteligjente’ në jetën tënde, fillimisht pyete veten nëse ti je me të vërtetë i gatshëm të futesh në të sajën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here