Thënie të bukura dashurie për nënat

0
156

Nëna është fjalë e cila nuk mund të përshkruhet me një fjali; është një fjalë e vetme e cila shpreh të gjithë dashurinë që një qenie njerëzore mund ta ofrojë.

Nëna nuk është vetëm një person që e ka lindur një fëmijë, transmeton Telegrafi.

Nëna e përfaqëson një kombinim të ndjenjave, sjelljeve dhe sakrificave që bëhen kur e rrisin një fëmijë.

Ajo është gruaja e vetme në botë e cila vazhdimisht jua falë gënjeshtrat, pavarësisht sa të mëdha janë. Prapëseprapë jua dhuron buzëqeshjen e ngrohtë vetëm pak minuta pasi të jeni sjell keq ose ta keni bërë nervoz.

Një nënë e duron të gjithë dhimbjen kur e refuzoni atë dhe puthjet e saja vetëm sepse jeni shumë “cool” për t’ju parë miqtë me të. Ajo është e vetmja që ju mbështet dhe jua rritë disponimin kur ndiheni keq.

Nënat i lënë anash të gjitha nevojat personale prapa në mënyrë që fëmijët e tyre t’i kenë të gjitha gjërat për çfarë kanë nevojë.

Ato nuk flenë dhe nuk hanë derisa të vini në shtëpi dhe ta dinë se jeni të sigurt e në rregull. Nënat i mbrojnë fëmijët e tyre, edhe nëse çmimi është vetë jeta e tyre.

Një nënë i bënë të gjitha këto gjëra me një dashuri pa kushte, dhe nuk do të ndalet asnjëherë.

Më poshtë jua sjellim disa thënie rreth nënave vetëm për t’ju rikujtuar se sa me fat jeni që keni një nënë.

  • Dashuria e nënës është paqe. Nuk ka nevojë të përvetësohet, nuk ka nevojë të meritohet”
  • “Zoti nuk ka mundur të jetë në çdo vend, andaj edhe i ka krijuar nënat”
  • “Amësia: E gjithë dashuria fillon dhe përfundon aty”
  • “Ne kemi lindur nga dashuria; Dashuria është nëna jonë”
  • “Ndonjëherë fuqia e amësisë është më e madhe sesa ligjet e natyrës”
  • “Mësuesja e parë e çdo fëmije është nëna e vet”
  • “Vetëm nënat mund të mendojnë për të ardhmen sepse e lindin të ardhmen përmes fëmijëve të tyre”
  • “Të gjitha femrat bëhen sikur nënat e tyre. Kjo është tragjedia e tyre. Asnjë mashkull nuk bëhet. Kjo është tragjedia e tyre”
  • “Nënat që punojnë me orar të plotë – ato janë heroinat e vërteta”
  • “Në sytë e fëmijës, nëna është perëndeshë. Ajo mund të jetë e lavdishme apo e tmerrshme, dashamirëse ose e mbushur me zemërim, por në secilën mënyrë ajo komandon dashuri. Jam e bindur se kjo është fuqia më e madhe në univers”.

Burimi i informacionit: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here