Çka duhet të keni parasysh gjatë udhëtimit me beben në bark?

0
92

Nëse me shtatzaninë është çdo gjë në rregull, mund të udhëtoni.

Periudha më e mirë e udhëtimit është tremujori i dytë – nuk ka krupë, ndërkaq mitra nuk është aq e madhe që t’ju shkaktojë vështirësi, transmeton Telegrafi.

Jeni shtatzënë dhe keni dëshirë të udhëtoni. Mirëpo, a u rekomandohet shtatzënave të udhëtojnë, si do ta përballojnë udhëtimin, a do të komplikohet ndonjë gjë? Këto janë vetëm disa pyetje të cilat ia bëjnë vetes shumica e shtatzënave.

Qetësohuni – nëse me shtatzëninë është çdo gjë në rregull, mund të udhëtoni. Megjithatë, më parë shkoni në kontroll.

Tremujori i dytë është periudha nga tre muajt e mesëm kalendarikë të shtatzënisë suaj (nga java e 13-të deri në javën e 26-të).

Për udhëtim përgatitni rroba të rehatshme dhe këpucë me taka të ulëta, ujë dhe diçka për të ngrënë, me kusht që të mos kenë sasi të mëdha ëmbëlsirash dhe yndyrash dhe ushqime të njelmët.

Ulësja e rehatshme është shumë me rëndësi, nëse është e mundshme, këmbët duhet të jenë të ngritura apo pak të ngritura, ndërsa nën shpinë mund të vendosni një jastëk të vogël.

Çdo dy orë ngrihuni në këmbë, bëni një pauzë nëse udhëtoni me veturë dhe shëtitni.

Sigurohuni a ka gjinekolog në vendin në të cilin do të shkoni dhe interesohuni mirë për ushqimin.

Pini vetëm ujë të paketuar në shishe. Shmangni diellin e fortë. 

Burimi i informacionit: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here