Në cilin pozicion duhet të flejë bebja?

0
82

Studime të shumta theksojnë që pozicioni më i dëshiruar është fjetja në shpinë. Mirëpo, përgjigjja tjetër e kuptueshme, nëse fëmija juaj ka probleme me pozicionin e tillë, është që të flejë në krah.

Gjithsesi është më e sigurt se fjetja në stomak.

Pra, është e sigurt që t’i lejoni bebes suaj që një kohë të caktuar ta kaloj e shtrirë në stomak kur është e zgjuar, derisa ju e vështroni, transmeton Telegrafi.

Mos e lini fëmijën të flejë në shtrat të butë, në jastëkë të butë dhe në lodra, apo në ndonjë “objekt” dekorativ. Ato mund t’ia mbulojnë bebes rrugët e frymëmarrjes dhe të ndërpresin frymëmarrjen.

Nuk rekomandohet as përdorimi i veglave ndihmëse të cilat sigurojnë që bebja të flejë dhunshëm në shpinë.

Këshilla që beben ta shtrini në shpinë vlen nëse është e lindur në kohë dhe sapo ka dalë nga materniteti.

Mirëpo, nëse ka probleme të caktuara shëndetësore dhe nuk jeni të sigurt se cili pozicion është më i miri për beben, konsultohuni me mjekun tuaj.

Për çdo rast, prindërit nuk do të duhej që beben ta lënë vetëm në dhomë, madje as gjatë gjumit të shkurtër ditor.

Më së miri do të ishte që gjatë ditës ajo të flejë në afërsi të prindërve, kështu që ta kenë nën vëzhgim, ndërsa gjatë natës në dhomë bashkë me ta. 

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here