Nëntë këshilla të vlefshme nga Anna Wintour!

0
97

Nëntë këshilla të vlefshme nga Anna Wintour!

Bizneset e suksesshme mund të variojnë nga produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë, por çelësi i suksesit të tyre varet kryesisht nga një element kyç i përbashkët: liderdership-i i duhur

Në qoftë se së fundmi je ngritur në detyrë dhe je në pozicionin e liderit të një stafi punonjësish ose do të jesh CEO i një biznesi të ri dhe do të mësosh një etikë pune model, atëherë Anna Wintour (ish-editorja e revistës prestigjioze VOGUE, drejtoresha artistike e “Conde Nast media empire”, gruaja më e fuqishme në industrinë e modës dhe influencuesja në rang botëror për liderët e biznesit) ka nëntë këshilla falas për ty:

Zotëro vizionin tënd

Ndërto një vizion në të cilin të tjerët mund të besojnë. Zotëro dhe ji e qartë për vizionin tënd kur ia komunikon atë ekipit tënd. Menaxho si ta ekzekutosh me sukses atë vizion për të lëvizur kompaninë tënde në drejtimin e duhur.

Bëhu një “changemaker”

Gjatë karrierës tënde do të ketë momente vendimtare që do të të duhet të vendosësh “nëse” dhe “kur” do të bësh zgjedhje të guximshme krijuese. Duhet të dish kur t’i shkelësh rregullat dhe bëj ato të papritura, veçanërisht kur kjo do të sjellë vëmendje te marka jote.

Anna ka punuar gjithmonë shumë për t’u siguruar që Vogue të mbetet një temë integrale e diskutimit. Nëse dëshironi të jeni një udhëheqës me ndikim që lë gjurmët e tij në botë, do të duhet të bëni të njëjtën gjë në punën tuaj.

Ji i/e fortë në vendimmarrje

Mos ki frikë të marrësh vendime të guximshme edhe pse jo të gjithë do të bien dakord me ty. Anna beson se sapo ta pranosh këtë dhe të vendosësh t’i qëndrosh besnike vizionit tënd, ti mund të jesh një drejtues/e dhe menaxher/ më i/e mirë.

Të kesh forcën e bindjes dhe të komunikosh pikëpamjen tënde me qartësi dhe vendosmëri është përbërësi thelbësor i stilit të udhëheqjes së Anës. Pavendosmëria mund të jetë më e keqe sesa të marrësh një vendim të gabuar.

Kultivo liderë të rinj në industrinë tënde

Si një udhëheqëse në industrinë e modës, Anna ndjeu se kishte një përgjegjësi për të ndihmuar në krijimin e gjeneratës së ardhshme të stilistëve.

Zbulimi, këshillimi dhe përforcimi i talenteve në zhvillim jo vetëm që ndihmon në sigurimin e të ardhmes së cilësdo industri në të cilën je, por gjithashtu mund të të frymëzojë dhe informojë punën tënde.

Ndërto një ekip të larmishëm

Anna gjen njerëzit e duhur për të punuar në Vogue. Suksesi i saj mbështetet nga një grup i talentuar njerëzish, si shkrimtarët, redaktorët dhe fotografët e shkëlqyeshëm. Kur bëhet fjalë për ndërtimin e biznesit tënd, ekipi yt duhet të jetë sa më i larmishëm – prejardhje, përvojë, moshë dhe mendime të ndryshme. Punëso me qëllimin për të mbuluar pikat e tua të dobëta.

Mos “mikromenaxho”

Nëse i beson ekipit tënd, mund të shmangësh “mikromenaxhimin”. Kjo nuk do të thotë që ti nuk mund të jesh e vëmendshme ndaj detajeve – Anna lexon çdo fjalë që shkon në revistë dhe miraton çdo vështrim për histori mode, por ajo gjithashtu fuqizon redaktorët e saj për të marrë vendime për të dhe për emrin e markës.

Qëndro i/e angazhuar me botën e gjerë përtej industrisë tënde

Mësimet për një udhëheqës krijues janë të njëjta, pavarësisht nga fokusi i biznesit tënd. Mbajtja e syve dhe veshëve hapur ndaj botës përreth teje dhe inkurajimi i punonjësve për të bërë të njëjtën gjë, është një cilësi thelbësore për një udhëheqës në çdo industri.

Njihu dhe dashuroje audiencën tënde

Anna ka një bindje që të kesh një pasion për audiencën tënde është thelbësore. Shenja e një lideri të suksesshëm është nxitja e transparencës me audiencën.

Përdor pozicionin tënd për të lënë një impakt

Është e rëndësishme të mendosh gjithnjë se si mund të kesh ndikimin më të madh në industrinë tënde dhe t’u japësh më shumë mbështetje atyre që kanë nevojë.

Gjithmonë duhet të përpiqesh të përdorësh platformën tënde për të bërë më të mirën. Anna thotë, “Vëzhgoni gjithçka që po ndodh në botë në një mënyrë racionale dhe zgjidhni atë që besoni se është e drejtë. Zotëroni një këndvështrim dhe qëndroni pranë bindjeve tuaja.”

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here