Nëse ndieni ngërçe gjatë shtatzënisë, rrini të qeta: Shtypja mund të jetë e dhembshme, mirëpo me këto tri mënyra mund ta zgjidhni!

0
171

Tkurrja e muskujve të mitrës mund t’ju frikësojnë, mirëpo fjala është për një problem të padëmshëm

Ngërçet janë dukuri e shpeshtë në shtatzëni dhe mjaft femra përjetojnë tkurrjen e muskujve të mitrës në bark.

Shtypja mund të jetë e butë, e dhembshme apo vetëm e pakëndshme.

Shumica e shtatzënave shpesh kanë ngërçe në shputa, kofshë, muskuj të këmbëve nën gjunjë, transmeton Telegrafi.

Këto tri këshilla do t’jua zbusin këtë dukuri të pakëndshme:

Kompresat

Për t’i zbutur ngërçet, vendosni kompesa të ngrohta në vendet në të cilat ju shfaqen ngërçet.

Ushqimi i drejtë

Me ushqimin e drejtë, me vitamina dhe marrje të shtuar të kalciumit dhe magnezit mund të pengoni shfaqjen e ngërçeve të reja.

Dushi me ujë të ngrohtë

Bëni dush apo lahuni me ujë të ngrohtë duke e orientuar vrushkullin e ngrohtë të ujit në zonat e dhembjeve. 

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here