UNICEF dhe USAID Kosovo me aktivitet të përbashkët me rastin e hapjes së shkollave

0
111

Me të marrë lajmin rreth vendimit për hapjen e shkollave, Programi i UNICEF-it në Kosovë, në bashkëpunim me USAID Kosovo kanë realizuar në aktivitet të përbashkët, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të sigurtë për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme.

Në komunikatën e lëshuar nga Programi i UNICEF-it në Kosovë, thuhet:

“Këta fëmijë, janë gati për të nisur ditët e para në shkollë! Dhe marrë për bazë faktin se Ministria e Arsimit ka vendosur të rihap shkollat, ne së bashku me partnerët tanë USAID Kosovo po bëjmë çdo përpjekje që fëmijët të kthehen sigurt në shkollë. 660 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë do të furnizohen me pako higjenike si dhe çanta me mjete mbrojtësë për fëmijët, në mënyrë që çdo fëmijë të përgatitet dhe të jetë i mbrojtur për rinisjen e mësimit dhe hapjes së shkollave. 2200 mësues do të marrin pako mbrojtjeje të cilat përbëhen nga: 2 maska për mburojën e fytyrës, 3 maska për fytyrën, dezinefktues dore 1L, 1 fletore dhe 1 pako mbajtëse me mesazhe parandaluese nga COVID-19. 7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako mbrojtjeje të cilat përbëhen nga: 1 mburojë për fytyrën, 3 maska për fytyrën, 200 ml dezinfektues dore, 1 fletore dhe 1 pako mbajtëse me mesazhe parandaluese nga COVID-19”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here