Tiparet e personalitetit të një femre të zgjuar…

0
85

Si në familje, ashtu edhe në shoqëri, secili prej nesh personifikohet në bazë të tipareve të karakterit dhe sjelljeve e reagimeve tona përballë situatave të ndryshme. Kur flasin për gjininë femërore, psikologët kanë vendosur disa pika kryesore, që sipas tyre çdo femër e zgjuar duhet t’i ketë pjesë të personalitetit të saj.

Femër e zgjuar, konsiderohet ajo që:

  1. Ngrihet për veten e saj. Nuk lejon asnjë që t’i shkelë të drejtat dhe sa herë që ndodh diçka e tillë, është mësuar të ngrejë zërin për të mos u përsëritur sërish e njëjta situatë.
  2. E nis me pozitivitet çdo ditë. Një femër e fortë përpiqet ta harrojë të shkuarën dhe të shohë me optimizëm përpara, ndaj çdo mëngjes zgjohet me energji pozitive për ditën që e pret.
  3. Dëgjon trupin e saj. Sa herë që diçka nuk shkon me trupin e saj, siguron kohën e duhur dhe shkon për vizitë. Kujdeset që çdo gjë të funksionojë më së miri me trupin e saj.
  4. E lë celularin mënjanë, kur është me miq. Një gjë të tillë duhet ta bëjë kushdo, ndërsa një femër e fortë e ka zakon të përhershëm. Ajo e di se diçka e tillë është mungesë e theksuar edukate, ndaj përpiqet ta shmangë.
  5. Pi shumë lëngje frutash. Një gjë e tillë do të thotë marrje e vlerave të shumta ushqimore dhe një femër e zgjuar e di rëndësinë e tyre, ndaj përpiqet t’i marrë në sasinë e duhur.
  6. Qëndron aktive. I pëlqen të merret gjithë kohës me aktivitet fizik. Nuk ka rëndësi lloji i aktivitetit, mjafton të mos rrijë kot. Jeta sedentare nuk i pëlqen aspak.
  7. Nuk e tepron as me dietat dhe as me mbiushqyerjen. Është kusht që një femër e fortë ia vendos vetes së saj. Nuk i pëlqen as ta ekzagjerojë me dietat drastike dhe as ta teprojë me ngrënien e tepërt.
  8. I pranon kritikat. Nëse shumë personave kritikat iu duketn si shprehi negative, për një femër të fortë ato janë një mundësi vetëpërmirësimi. Nëse dikush nuk i kritikon, ato nuk do e dinë se çfarë të ndryshojnë për mirë tek vetja.
  9. E bën shtëpinë një vend të bukur për të jetuar. Thuhet se shtëpia është vendi ku është dhe zemra jonë, gjë që një femër e zgjuar e di më së miri. Ajo bën gjithçka për ta zbukuruar dhe për ta bërë shtëpinë një ambient më të ngrohtë për veten dhe të ftuarit e saj.
  10. Pi sasinë e duhur të ujit në ditë. Duhet të hidratohet. Përderisa uji është element mjaft i rëndësishëm, një femër e zgjuar e zgjedh atë për një jetesë të shëndetshme.
  11. Lexon kudo tabelat dhe shënimet. Nëse të tjerët shpesh nuk u kushtojnë atyre, ajo lexon çdo etiketë të mundshme në ushqime dhe çdo tabelë kudo, në rrugë, në shkollë, në punë etj.
  12. Nuk e lejon stresin të fitojë. Stresi është armiku kryesor i lumturisë, ndaj ato përpiqen ta reduktojnë me mendime pozitive duke mos e lejuar atë të fitojë.
  13. Ha shumë fruta. Mbartëse të vitaminave dhe plot vlerave të tjera ushqyese, frutat janë elementi kryesor i vaktit të një femre të zgjuar që kujdeset për shëndetin e saj në mënyrë maksimale.
  14. Buzëqesh më tepër. Një femër e zgjuar e di se buzëqeshja është elementi kryesor për të mposhtur trishtimin. Ajo e di gjithashtu se buzëqeshja është ngjitëse, ndaj përpiqet ta vërë atë sa më tepër në praktikë.
  15. I kushton kohën e duhur gjumit. Pas një dite të zgjuar, asaj i duhet të punojë sa më mirë, në mënyrë që të marrë energjitë e nevojshme për ditën e nesërme, ndaj përpiqet të mos e ndryshojë orarin e saj të gjumit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here