A ndikojnë muskujt e fortë të stomakut në intensitetin e dhembjeve gjatë lindjes?

0
90

Asnjë lindje nuk është e lehtë dhe krejtësisht e padhembshme, pos nëse nuk keni vendosur të merri anestezion epidural

Mirëpo, shumica e nënave thonë që muskujt e fortë të stomakut vështirësojnë lindjen. A ka të vërteta në këto thënie?

“Lindja natyrale kërkon muskuj të fortë të komblikut dhe kontraktime të mira të mitrës”, thotë gjinekologia dr. Fares Diarbakerli.

“E gjithë kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me muskujt e stomakut, madje edhe as me aktivitetin fizik”. Mirëpo, gjinekologia shton që është e dëshirueshme të bëhen ushtrime të lehta gjatë shtatzënisë, sepse mund të zbusin pak qafën e mitrës dhe kështu lehtësojnë lindjen.

Sipas disa të dhënave, shtatzënat do të duhej të ushtronin me kujdes rreth dy orë e gjysmë në javë.

Kur është fjala për muskujt e stomakut, mbase është më mirë që t’i forconi para dhe gjatë shtatzënisë, thotë trajneri personal Tal Siperman Cohen, i specializuar për ushtrime prenatale dhe pas lindjes.

“Muskujt e fortë të stomakut mbrojnë kurrizin gjatë shtatzënisë, por u ndihmojnë nënave të ardhshme edhe që të shtyjnë gjatë lindjes”, thotë ai.

Trajneri shton edhe se gjatë lindjes përfundimisht janë më të rëndësishëm muskujt e komblikut.

Pra, që lindja t’ju rrjedhë sa më mirë të jetë e mundshme, bëni ushtrime të Kegelit për forcim të muskujve të komblikut, por edhe ato për muskuj të stomakut nuk duhet t’i injoroni.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here