Shtatzania ju bën të dukeni më të reja – studimet tregojnë

0
97

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse e vërejmë te gratë shtatzëna lëkurën me shkëlqim dhe flokët me vëllim të madh?!

Në dukje shtatzënia e jep atë shkëlqim të veçantë dhe një lloj rinimi tek nënat e ardhshme.

Një studim i ri tregon se shtatzënia u ndihmon grave që ti riparojnë indet e dëmtuara në trupin e tyre, gjë që te shumë njerëz është sfidë me arritjen e moshës së caktuar. Ndarja e gjakut midis foshnjës dhe nënës e ndihmon rigjenerimin më të shpejtë të indeve.

Incizimet (skanimet) MRI kanë paraqitur dallimet në pjesë të mëlçisë që janë transplantuar në grupe të minjve që kanë qenë shtatzënë dhe atyre që nuk kanë qenë. Studimi ka treguar se minjtë e rinj i rigjenerojnë më shpejt indet e tyre në krahasim me ata që janë më të moshuar.

Por, kur një mi i moshuar ishte shtatzënë ai e rigjeneronte indin e mëlçisë dy herë më shpejt se zakonisht. Ky mund të quhet “efekt rinovues i shtatzanisë”.

Studimi ka treguar  se shtatzënia mund të ndihmojë në përmirësimin muskujve që mund të ketë efekt deri në dy muaj pas lindjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here