Kjo është mënyra e vetme që përgjithmonë ta eliminoni lëvoren e portokallit!
Celuliti shumicës së femrave u pengon për shkaqe estetike, mirëpo ai mund të rrezikojë dukshëm edhe shëndetin e personit, i cili ka celulit në masë të madhe.
Muskujt në atë pjesë e humbin elasticitetin dhe krijojnë nyja limfatike të cilat ngadalësojnë qarkullimin normal të gjakut.
Celuliti shumë vështirë eliminohet, ndërkaq, pothuajse, e vetmja mënyrë për eliminimin e këtij problemi është kërcimi i litarit, transmeton Telegrafi.
Qe se si ky aktivitet fizik vepron:
Ky ushtrim aktivizon çdo muskul në trup, gjë që nuk është e mundshme të arrihet me asnjë ushtrim tjetër.
Vetvetiu fillon zbërthimi i shtresave yndyrore, mirëpo, krahas kësaj, rriten kondicioni dhe qëndrueshmëria.
Për t’u shkatërruar celuliti është i nevojshëm ushtrimi i intensitetit të lartë, ndërkaq kërcimi i litarit pikërisht është njëri ndër ushtrimet e tilla.
Është e dëshirueshme ta praktikoni 10 minuta çdo ditë në javën e parë, ndërsa pastaj shtoni kohën e ushtrimit.
Burimi: /Telegrafi/