Kur pritet t’ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

0
113

Është vështirë të thuhet se kur do t’ju vijnë menstruacionet pas lindjes. Asnjë organizëm nuk është i njëjtë me tjetrin; varet nga organizmi juaj dhe se sa shpesh e ushqeni beben me gji.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci

gjinekolog – obstetër

tel. 045 725 725

Nëse jeni duke e ushqyer beben me gji menstruacionet do t’ju vijnë më vonë. Nëse e ushqeni fëmijën me gji, në organizmin tuaj prodhohet hormoni prolaktinë i cili e bllokon ovulacionin dhe rrjedhimisht edhe mundësinë që të mbeteni shtatzënë.

Zakonisht menstruacionet e para fillojnë tre deri tetë muaj pas lindjes.

Gjidhënia është një formë e kontracepsionit, që do të thotë se mundësia për të mbetur shtatzënë është e vogël. Konsiderohet se gjidhënia si metodë kontracepsioni është 98% efektive, ndonëse efektiviteti varet se sa shpesh e ushqeni fëmijën me gji.

Rekomandohet që të përdorni ndonjë metodë kontracepsioni dhe të mos bazoheni vetëm në gjidhënien nëse nuk keni në plan që keni një fëmijë tjetër.

Nëse e ushqeni fëmijën me qumësht artificial menstruacionet mund t’ju vijnë pesë javë deri tre muaj pas lindjes.

Te disa gra menstruacionet do të jenë të rregullta që nga cikli i parë, kurse tek disa gra tjera duhet të kalojnë deri në gjashtë cikle që të rregullohen menstruacionet.

Nëse para lindjes i keni pasur menstruacionet me shumë dhimbje dhe gjakrrjedhje, atëherë lajmi i mirë është se pas lindjes kjo do të rregullohet.

Mendohet se për shkak të pozicionit të çrregullt të mitrës (që e vështirëson rrjedhjen e gjakut jashtë mitrës) gratë kanë shumë dhimbje dhe gjakrrjedhje gjatë menstruacioneve. Pas lindjes pozicioni i mitrës ndryshon dhe këto ankesa zhduken.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here