Gjakrrjedhja nga hunda gjatë shtatzanisë – çfarë duhet të bëni për ta shmangur?

0
79

Shikoni përse vjen deri te gjakrrjedhja nga hunda, çfarë do të duhej të bëni dhe si ta pengoni këtë situatë të pakëndshme gjatë shtatzënisë

Në shtatzëni mund të ndodhë mbyllja e hundës dhe gjakrrjedhja nga hunda. Mos u brengosni nëse vëreni gjurmë gjaku në shami letre.

Çka e shkakton gjakderdhjen gjatë shtatzanisë?

Gjatë shtatëzanisë, trupi juaj prodhon shumë më tepër gjak. Kapilaret e imëta mbushem shumë, pëlcasin andaj vjen deri te gjakrrjedhja nga hunda.

Mund të vëreni që hunda ju është mbyllur më shumë se zakonisht, që është rezultat i qarkullimit të shtuar të gjakut nëpër membrana të mukozës.

A mund të pengohet gjakrrjedhja nga hunda?

Rreth çështjes së gjakrrjedhjes nga hunda gjatë shtatzanisë nuk mund të bëni shumë. Megjithatë, duhet të shmangni ajrin e thatë, sepse atëherë jeni më të ndjeshme.

Mund të përdorni aparat kundër ajrit të thatë. Gjithashtu, gjithmonë duhet të jeni posaçërisht të kujdesshme me rastin e fryrjes së hundëve.

Si të ndalet gjakrrjedhja?

Kur të fillojë të rrjedhin hundët gjak, uleni kokën duke qëndruar ulur apo në këmbë dhe shtrëngoni vrimat e hundës. Mos e hidhni kokën pas, sepse do të përkeqësoni gjakrrjedhjen.

Nëse hundët ju janë të mbyllura, shtoni konsumimin e lëngjeve. Me rastin e blerjes së sprejit për hundë jini të kujdesshme, sepse nuk janë të sigurt për shtatzëna.

Gjakrrjedhja nga hunda në shtatzëni zakonisht është afatshkurtër. Megjithatë, nëse shfaqe gjakrrjedhje më e madhe, patjetër duhet të shkoni te mjeku.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here