Helena Seger, gruaja e Ibrahimovic, edhe pse është më e vjetër 11 vjet – ajo është një ndër femrat më të bukura të sportistëve!

0
119

Helena Seger, bashkëshortja e Zlatan Ibrahimovicit, është bukuroshja suedeze të cilën opinioni e konsideron njërën ndër femrat më atraktive të sportistëve në botë

Në të kaluarën është marrë me manekinizëm, ndërsa më vonë ka vendosur të ndërrojë profesionin dhe të nisë biznesin vetjak.

Janë njohur në vitin 2002 në qytetin Malme, madje në mënyrën më të pazakonshme.

Helena Seger, bashkëshortja e Zlatan Ibrahimovicit, është bukuroshja suedeze të cilën opinioni e konsideron njërën ndër femrat më atraktive të sportistëve në botë

Në të kaluarën është marrë me manekinizëm, ndërsa më vonë ka vendosur të ndërrojë profesionin dhe të nisë biznesin vetjak.

Janë njohur në vitin 2002 në qytetin Malme, madje në mënyrën më të pazakonshme, transmeton Telegrafi.

„Kur e kam njohur Zlatanin, i ka pasur 21 vjet, ndërsa unë 32, kam pasur karrierë dhe pasuri dhe nuk më është nevojitur futbollisti që të më ushqejë”, ka thënë Seger një rast.

Ajo thekson që ka qenë e pavarur, ndërsa Zllatani madje nuk ka qenë tip i saj i meshkujve.

“Për herë të parë kur e kam parë, më kalë dalë para me “Ferarin” e tij para “Mercedesit” tim, kam vënë re hundën e tij të madhe dhe orën e artë në dorë. Nuk isha në humor të mirë dhe i bërtita atij. Mendoj se i pëlqeu ajo bërtitje”, ka thënë Seger në një rast.

Helena është një ndër personat më të famshëm në Suedi.

Rrallë do të keni rastin të lexoni ndonjë fjalë të keqe për të, kryesisht shumica thotë që është shumë elegante dhe fisnike, që kënaqet me jetën luksoze, por edhe që punon shumë.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here