Nëse i ankoheni mikes vazhdimisht për të njëjtën gjë, do të ndiheni edhe më keq!

0
89

Në një masë në të cilën një femër u ankohet mikeve për problemet e veta, asaj i duken ato më të mëdha dhe më të rëndësishme, ka zbuluar studimi i Universitetit Missouri

Për shkak të bisedave të tilla femrat “mbërthehen” në mendime negative, gjë që çon në stres dhe ankth, shpjegojnë hulumtuesit.

Ata konsiderojnë se ndarja e problemeve në fillim krijon ndjenja të mira sepse nxit tajitje të bashkimeve kimike që janë përgjegjëse për humor të mirë, mirëpo nëse rregullisht debatojmë për to, nxisin ndjenja depresioni në vete, shkruan Dail Mail.

Biseda lidhur me frikën dhe ankthin i bën ato edhe më të vështira, por sa më shumë që bisedojmë është më pak e besueshme që diçka të ndërmarrim lidhur me to – ka përfunduar autorja e studimit, Amanda Rose.

Ajo thekson se meshkujt shmangin bisedën për problemet e veta dhe më me dëshirë i përkushtohen argëtimit me miqtë, prandaj qetësohen më mirë se femrat.

Bisedat ndërmjet femrave për problemet janë të shkëlqyeshme dhe krijojnë ndjenjën e afërsisë dhe përkrahjes, mirëpo nëse sërish paraqesin të njëjtin problem pa u përpjekur për zgjidhjen e tyre, bisedat e tilla do t’i bëjnë më me ankth – konsideron psikologia dhe bashkëpunëtorja e studimit Linda Papadopoulos.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here