A mund të fle nga gjyshja sonte?

0
107

“Mami, a mund të fle nga gjyshja sot?”

E dëgjova në autobus këtë mëngjes,

e kur u ktheva të shihja fëmijën që më bëri të kthehem në të shkuarën me një fjali të vetme, nuk e pashë më…kishte ikur.

Kur iku kaq shpejt koha e na bëri të rritur plot me prioritete të mërzitshme?

Luftojmë çdo ditë për diçka që nuk e dimë nëse është ajo çka duam vërtet,

Kur në realitet,

shtëpia e gjyshes është ajo për të cilën të gjithë kemi nevojë për t’u ndierë të lumtur.

Shtëpia e gjyshes, atje ku ora ndalet e minutat kalojnë pa nxitim.

Shtëpia e gjyshes, atje ku edhe një pjatë makarona apo një copë bukë kanë shije ndryshe, të mrekullueshme.

Shtëpia e gjyshes, ku një pasdite mund të zgjasë një përjetësi…

Shtëpia e gjyshes, ku dollapët fshehin veshje antike dhe gjëra misterioze.

Shtëpia e gjyshes, ku kutitë e mbyllura bëhen baule thesaresh sekretë për t’u zbuluar…

Shtëpia e gjyshes, ku gjithçka është misteriozisht e mundur, magjike e pa preokupime.

Shtëpia e gjyshes, vendi ku gjejmë mbetjet e fëmijërisë së prindërve tanë dhe fillimit të fëmijërisë tonë.

Ky është luksi që më mungon, e fatkeqësisht jeton vetëm në kujtimet e mia…

Sidoqoftë, nëse do të mund të shprehja një dëshirë sot…çfarëdo dëshire, nga të gjitha dëshirat në botë, do të kërkoja veç një:

A mund të fle nga gjyshja sonte?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here