Dashuria për të shtrenjtën nënë!

0
114

Një fëmijë rreth 10 vjeç, çdo ditë shkonte buzë detit dhe mbi rërë shkruante, “Mami të dua!”, dhe pastaj duke buzëqeshur e shihte se si valët e detit fshinin shkrimin e tij.

Një burrë i moshuar që jetonte aty pranë, e shikonte fëmijën që bënte të njëjtën gjë ç’do ditë dhe mendoi me vete, “Këta fëmijët sot janë shumë të përkëdhelur…”

Si zakonisht kur fëmija filloi të shkruajë, burri i moshuar iu afrua dhe e pyet, “O xhan, çfarë kuptimi ka të shkruash çdo ditë të njëjtën gjë në rërë duke e ditur që valët do të ta marin me vete? Më mirë shko dhe thuaja vetë mamit që e do”.

Fëmija ngrihet dhe i ngrysur në fytyrë i përgjigjet, “Unë nuk e kam mamin, Zoti ma mori, fiks siç bën deti me shkrimet e mia. Megjithatë unë vij këtu ç’do ditë që t’i them mamit dhe Zotit që dashuria e një fëmije për nënën e tij nuk mund të fshihet kurrë…!”

Burri i moshuar u prek shumë dhe duke qarë u përkul dhe shkruajti në rërë, “Ana, të dua!”… Ishte emri i gruas së tij që kishte ndërruar jetë disa javë më parë.

Pastaj e kapi fëmijën për dore dhe shikonin shkrimet e tyre teksa veniteshin nga valët e detit!

MOS HARRONI:

Pasi një njeri i dashur, sidomos nëna, të ndërron jetë, të gjithë për të të ngushëlluar të thonë, “Mos u mërzit, jeta vazhdon”… Jam shumë dakort, jeta vazhdon por unë ju them me plot bindjen se vërtet jeta vazhdon, por kurrë siç ishte më parë. Duaje dhe shfrytëzoje mundësinë nëse e ke gjallë, lërë çfarë je duke bërë dhe jepi një përqafim të fortë. Një ditë nuk do ta keni më këtë shans.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here