Katër pyetje që do t’ju tregojnë se sa shpejt po plaket trupi juaj!

0
107

Nëse do të mund të shikonit të ardhmen, nuk do të donit të dinit saktësisht se sa kohë keni? Dhe nëse nuk do të ishte një lajm i shkëlqyeshëm, do të kishit kohë të ndërmerrni hapa për ta përmirësuar atë.

Ndërsa nuk ka një top kristali ose fuqi mistike, ka disa pyetje të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni nëse trupi juaj plaket më shpejt ose më ngadalë sesa duhet, të cilat mund t’ju japin disa të dhëna për shëndetin tuaj.

A ushtroni përafërisht gjashtë orë në javë?

Nëse po, atëherë urime – trupi juaj është pesë deri në dhjetë vjet më i ri se dikush që ushtron për më pak kohë, apo edhe shumë më tepër. Kjo mund t’ju befasojë pasi shpesh mendojmë se sa më shumë ushtrime aq më mirë. Por, kur ekspertët studiuan gjatësinë e telomereve, ata zbuluan se ato ishin më të gjata në ata që thjesht bënin sasi të moderuar të ushtrimeve. Telomeret janë shënjues të plakjes brenda qelizave tona. Ndërsa plakemi, ato zakonisht shkurtohen, aq më të gjata janë, aq më të “rinj” jemi biologjikisht. Synoni për 30 minuta ushtrime të moderuara shumicën e ditëve të javës.

Sa pemë ka në rrugën ku jeton?

Nëse përgjigjja është dhjetë ose më shumë, ju ka të ngjarë të ndiheni shtatë vjet më i ri se ata që nuk jetojnë diku me gjelbërim (dhe rreziku juaj i problemeve të zemrës). Të jetosh pranë plazhit gjithashtu mund të përmirësojë mirëqenien tënde: studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se të jetosh më pak se tetë kilometra larg nga deti jep një nxitje të shëndetit fizik dhe mendor.

A jeni mirë në kontrollimin e stresit?

Interesante, kur bëhet fjalë për plakjen e parakohshme, nuk vlen aq shumë sasia e stresit që kalojmë, po sa ndikon ai te ne. Në hulumtimet nga Universiteti i Kalifornisë, ata që kishin nivelet më të larta të stresit të perceptuar ishin dhjetë vjet më të vjetër biologjikisht. “Ju përjetoni shkallën më të madhe të stresit kur ndiheni jashtë kontrollit”, thotë këshilltarja shëndetësore Linda Friedland. “Kur të bëheni të vetëdijshëm për ndjenjën e stresit, mos u nxitoni në mënyrën e furishme të zgjidhjes së problemeve. Në vend të kësaj, ngadalësoni atë që po bëni me 25 për qind. Ndërsa ngadalësoni ritmin, do të ndjeni që stresi fillon të rritet dhe do të jeni në gjendje të punoni në zgjidhjen e gjërave”.

A jeni akoma duhanpirës?

Pirja e duhanit shton tetë vjet në moshën tuaj biologjike, por a e dini sa vite mund të ju kthejë lënia e duhanit? Sipas hulumtimit nga Universiteti i Oksfordit, nëse ndaloni pirjen e duhanit në moshën 30 vjeçare, ju shtoni 10 vjet në jetën tuaj, ndërsa lënia e duhanit në moshën 40 vjeçare ju fiton nëntë vjet. Një 50-vjeçare që heq këtë zakon shton gjashtë vjet në jetëgjatësinë e saj. “Asnjëherë nuk është vonë për të ndaluar”, thotë Natalie Clays.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here