Leonora Jakupi ndan imazhe të rralla nga fëmijëria

0
129

Ajo numëron vite të shumta në skenë, por vazhdon të mbetet një nga artistet më të admiruara shqiptare.

Fjala është për këngëtaren e njohur Leonora Jakupi, e cila ndër vite ka realizuar projekte e hite të ndryshme.

Duke qenë se momentalisht është 41 vjeçare, biondja së fundmi ka ndarë disa imazhe nga fëmijëria.

Siç shihet, Leonora është bërë nostalgjike për të kaluarën dhe ka vendosur t’ua prezantoj fansave pamjen kur ishte në moshë të re.

“Nostalgji, a ju kujtohet shtrumfeta. Edhe ky stili i flokëve mos me të hy flokët në sy”, ka shkruar ajo në njërën prej imazheve teksa në tjetrën shfaqet kur ishte në klasë të parë.

“Klasa e parë, u rritën pak flokët”, vazhdoi Jakupi.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, Leonora ka kohë që nuk ka prezantuar ndonjë këngë të re për admiruesit e muzikës së saj. 

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here