Pse shfaqet lemza te bebet?

0
138

Hulumtuesit thonë se lemza shfaqet për t’u ndihmuar bebeve ta rregullojnë frymëmarrjen.

Nga studimi i tyre me 13 të porsalindur, ata kanë zbuluar se lemza e nxitë një aktivitet të trurit që mund t’u ndihmojë bebeve të mësojnë se si t’i monitorojnë muskujt e frymëmarrjes, transmeton Telegrafi.

Kjo, eventualisht rezulton në aftësinë për ta kontrolluar frymëmarrjen.

Kur ne lindim, qarqet që i procesojnë ndjesitë e trupit nuk janë të zhvilluara tërësisht, prandaj krijimi i rrjeteve të tilla është krucial për zhvillimin e të porsalindurve.

Hulumtuesit thonë se lemza është e zakonshme tek embrionet dhe te të porsalindurit, ndërkaq mund të fillojë qysh në javën e nëntë të shtatzënisë. 

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here