Akti human që i ndryshoi jetën

0
112

Dy zonja ushtarake hynë në restaurant dhe pasi u ulën në tavolinë, njëra prej tyre tha: “Të lutem, na sill gatimin më të lirë që keni. Nuk kemi para mjaftueshëm pasi kemi disa muaj që nuk nuk marim rrogat, për shkak të mbylljes nga Covid.”

Kamarierja Sara, një nënë e re dhe e divorcuar, u solli një gatim të cilin dy zonjat e pranuan pa bërë fjalë dhe filluan të hanë në heshtje. Para se të largohen kërkuan faturën dhe kamariere Sara ua solli në një bllok. Pasi e hapën, dy zonjat lexuan mbi një letër ku shkruante:

“Për shkak të mbylljes, njerëz si ju që mbrojnë këtë vend nuk paguhen. Gjithsesi, une ende e mar rrogën. Drekën e kam unë. Faleminderit për shërbimin zonja. Ditë të mbarë!”

Sarah Soidahl, kishte kohë që mundohej të kursente para për ti blerë djalit të saj një televizor, gjithsesi kjo nuk e pengoi për të qenë bujare. Me të dalë nga restoranti, zonjat ushtarake e kishin publikuar letrën e Sarës në llogaritë e tyre të facebook dhe shumë miq e kishin shpërndarë.

Një telefonatë i vjen nga kolegia e saj dhe i tha se ajo që kishte ndodhur ishte përhapur si një virus i shpejtë në të gjitha mediat sociale.

Menjëherë Sara hapi llogarinë e saj në facebook, ku u befasua me qindra mesazhe në inbox, ku njerëz të ndryshëm e falenderonin dhe vlerësonin për atë që kishte bërë.

Kishte dhe gazetarë të cilët i kërkonin të takoheshin dhe të zhvillonin një intervistë me të. Një ditë më pas, Sara doli në një nga televizionet më të ndjekura në USA. Prezantuesja, në fund të emisionit i dhuroi një televizor të shtrenjtë dhe dhjetë mijë dollarë, ndërkohë që një kompani i dhuroi një bonus prej pesë mijë dollarësh. Dhuratat e shumta që i bënin njerëzit arritën shifrën e 100 mijë dollarëve.

Ky ishte vlerësimi i njerëzve për një akt human i cili nuk i kushtoi Sarës më shumë sesa 27 dollarë, të cilat i ndryshuan jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here