Shenjat që tregojnë që kanë mbetur edhe disa orë deri te lindja

0
179

Madje as nënat të cilat kanë pasur tashmë një lindje, nuk munden përherë të dinë kur afrohet lindja.

Për shkak se shtërzimet e lindjes janë të paqarta dhe mund interpretohen gabimisht. Mirëpo, ekzistojnë shenja të cilat do t’ju tregojnë që lindja është afruar.

Te 80% e femrave lindja fillon vetëm 12 orë pas përçitjes së amniosit.

Në vazhdim po ju sjellim shenjat e lindjes. Rritja e kullimit të kafenjtë nga vagjina: ndihet një lehtësim, ndërsa fetusi zbret në komblik para lindjes.

Presioni në gjoks është më i vogël, por ai ushtron më shumë presion në fshikëz dhe kështu shkakton nevojën e urinimit të shpeshtë.

Shtimi i peshës do të ngadalësohet në muajin e nëntë të shtatzënisë. Pra, me afrimin e lindjes, do të bini në peshë.

Dhimbje e topitur e shpinës që vjen e shkon. Jashtëqitje të shpeshta me ngërçe. Gjithashtu, janë të mundshme probleme me tretjen dhe të vjella. Përveç kësaj, ekziston një ndjenjë presioni në zonën e komblikut.

Në shumicën e rasteve pëlcitja e amniosit dhe rrjedhja e ujit do të thotë që tashmë lindja ka filluar.

Disa shtatzëna ndiejnë dobësim dhe marramendje.

Disave u ndodh sulm i energjisë i cili shfaqet me nevojën e pakontrolluar për pastrim dhe rregullim të shtëpisë për ardhjen anëtarët të ri të familjes. 

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here