Si ndikon tek fëmija ankthi dhe depresioni gjatë shtatzanisë?

0
196

Sipas një studimi të ri, ankthi psikologjik i nënës gjatë shtatzanisë mund të rrisë rrezikun për astmë te foshnja e saj.

Studiuesit kishin marrë prindërit e 4231 fëmijëve, që të plotësonin pyetësorin në lidhje me stresin psikologjik në 3-mujorin e dytë të shtatzanisë dhe më pas i kishin testuar prapë 3 vite më vonë.

Rezultoi se 362 nga nënat dhe 167 nga baballarët kishin shqetësime psikologjike gjatë periudhës së shtatzanisë.

Kur fëmija të bëhej 10 vjeç, këta prindër duhet të raportonin nëse fëmija i tyre ishte diagnostikuar ndonjëherë me astmë. Si një masë shtesë, studiuesit i testuan vetë fëmijët duke përdorur vëllimin e frymëmarrjes së detyruar, një test standard për funksionimin e mushkërive.

Pas kontrollit për moshën, pirjen e duhanit gjatë shtatzanisë, indeksit të masës trupore, historikut familjar për astmën apo ndonjë faktor tjetër, studiuesit zbuluan se depresioni dhe ankthi i nënës gjatë shtatzanisë janë të lidhur në një mënyrë të konsiderueshme me diagnozat e astmës dhe funksionimin e dobët të mushkërive te fëmijët e tyre.

“Sigurisht, kjo mund të jetë vetëm një nga shumë shkaqet e astmës”, tha autori kryesor, Dr. Evelien R. van Meel i Universitetit Erasmus në Roterdam, shkruan Class.

“Ne e pamë efektin vetëm te nënat. Kjo duket se sugjeron që diçka po ndodh në mitër. Por ky është një studim vëzhgimi dhe nuk mund të themi se është një efekt shkakësor”.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here