Përjetimet dhe kujdesi para lindjes

Must Try

BubrreciTV
BubrreciTVhttp://www.bubrreci.tv
Bubrreci TV prodhon kenge dhe video animacione per femije ne gjuhen shqipe.

Pritja e Ëmbël, apo e njohur nga të gjithë si Baby Shower, është një ndër ngjarjet më emocionuese për nënën, ku ajo dhe bebi i saj që pritet të lindë, janë në qendër të vëmendjes. Edhe nëse nuk do të jeni pjesë e këtij organizmi, por jeni pjesë e familjes apo shoqërisë së nënës në pritje, gjithmonë është ide e mirë të përzgjedhni një dhuratë sado të vogël për bebin.

Ka raste kur nëna në pritje ka bërë një listë të gjërave kryesore për të cilat bebi do të ketë nevojë, e që mund të ju ndihmojë që të përzgjedhni dhuratën. Mirëpo, në shumicën e rasteve ndodh që dhuratën ta zgjedhni vet. Dhuratat për fëmijë në përgjithësi mund të gjenden shumë lehtë në dyqanet e dedikuara për ta, e shpesh herë edhe me çmime shumë të volitshme.

RROBAT janë një ndër dhuratat më të kërkuara, meqë të gjitha bebet kanë nevojë për to. Sidomos në muajt e parë pas lindjes, nënat kanë nevojë për llojllojshmëri të rrobave për bebin e tyre, si në aspekt të funksionit ashtu edhe të masës. Kjo duke pasur paraysh që gjatë këtyre muajëve bebi rritet shumë shpejtë dhe rrjedhimisht shpejtë ndryshon edhe masa e rrobave të tyre. Gjatë blerjes së rrobave për fëmijë të gjithë kemi hasur në madhësi të ndryshme të rrobave për të posalindurit, duke filluar nga 0-1 muaj, 3-6 muaj, 6-9 muaj e kështu me radhë. Me rëndësi është që të dini moshën e saktë të bebit, që edhe dhurata të jetë e duhura për të.

LODRAT PËR DHËMBËT: të gjitha bebet kane nevojë që të kafshojnë disa prej lojërave të tyre, sidomos në kohën kur fillojnë të përjetojnë daljen e dhëmbëve. Duke qenë se përdoren vazhdimisht, këto lojëra mund të ndyhen shumë shpejtë, është ide e mençur që të zëvendësohen vazhdimisht. Prandaj, edhe kjo mund të jetë një ide e mirë për dhuratë, mirëpo është e rëndësishme të sigurohemi që lodra të mos jetë e madhësisë që bebi mund ta përbijë.

KAFSHË PREJ PELUSHI: një kafshë lodër prej pelushi do të ishte një tjetër ide interesante për dhuratë. Ato më të buta janë gjithmonë më të pëlqyera, të rehatshme dhe të përshtatshme për bebin. Madje, disa prej tyre mund të kenë të instaluara përbrenda pajisje që lëshojnë zëra, e që e bëjnë të duket edhe më tërheqëse për bebin.

PELENAT: Një dhuratë mjaft praktike dhe e përdorshme janë pelenat, për të cilat bebi ka nevojë në baza ditore. Vetëm mos harroni t’i kushtoni vëmendje madhësisë, duke zgjedhur atë të duhurën në bazë të asaj se sa muaj është bebi, e pse jo edhe të kuptoni se cilin lloj të pelenave prindërit e preferojnë më shumë.

LIBRA PËR BEBE: Thuhet që është shumë e preferueshme t’u lexohet fëmijëve që nga fëmijëria e hershme, gjë që ndihmon në zhvillimin e mendjes së tyre të njomë. Pavarësisht që bebet nuk janë në gjendje që ende të kuptojnë tregimet që u lexohen, prindërit janë gjithmonë në kërkim të librave më përmbajtje sa më cilësore, për t’ia shtuar këndit të vogël të bibliotekës që e kanë ndërtuar për fëmiun e tyre.

Shpresojmë që me propozimet tona, sadopak ju kemi ndihmuar në përzgjedhjen e dhuratës!

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest Recipes

- Advertisement -

Më shumë artikuj të ngjajshëm

- Advertisement -