Gjatë rritjes së fëmiut padyshim që prindërit kalojnë nëpër faza të ndryshme e të cilat janë mjaft sfiduese për ta. Njëra ndër to është edhe pjesa ku ju filloni ta përgatisni fëmiun tuaj për kalimin nga pelenat në tualet. Paraprakisht, ju vet duhet të jeni mjaft të përgatitur për këtë tranzicion sfidues, në mënyrë që edhe fëmiu juaj ta ketë sa më të lehtë. Para së të filloni më këtë procedurë, është mirë që së pari t’ia bëni vetes disa pyetje:
- A është fëmiu im gati?
Hapi i parë që ky trajnim të ketë sukses, është që të fillohet në kohën e duhur. Ju do ta vëreni që fëmija juaj është gati në momentin që fillon të shfaq më shumë interesim kur ju të shkoni në tualet, ju tregom menjëherë kur e ka pelenën e lagur apo mundohet ta heq atë meqë nuk ndjehet rehat. Në këtë rast, ja vlen të provoni ta largoni fëmiun nga pelenat dhe ta dërgoni në tualet. Mirëpo, nëse pavarësisht këtyre shenjave, fëmiu juaj sërish nuk duket të jetë gati, prisni edhe disa javë dhe provoni përsëri.
- A jam unë gati?
Përveç fëmiut tuaj, është e rëndësishme që edhe ju si prind të jetë gati. Duhet ta përgatisni psiqikisht veten tuaj për këtë tranzicion të fëmiut tuaj nga pelenat në tualet, meqë do të ju duhet shumë durim dhe mirëkuptim. Do të ketë kundërshti, lotë e ndoshta edhe ndonjë aksident të vogël, mirëpo ju duhet të përpiqeni të qëndroni sa më të qetë dhe përkrahës ndaj fëmiut tuaj.
- A kemi nevojë për karrige tualeti?
Madhësia e ulëses së guackës standarde mund ta tremb fëmiun tuaj. Ulësja është mjaft madhe dhe fëmiu duhet të mbahet për të mos rënë brenda. Për më tepër, fakti që kur lëshohet uji tërheq gjithçka brenda, mund të jetë frikësuese për fëmiun. Për fillim, shumica e fëmijëve ndjehen më rehat me ulëse tualeti. Pas disa javëve, ju do të mundeni që lehtësisht ta zhvendosni në tualet, mirëpo duke e vendosur ulësen ndihmëse mbi atë të guackës aktuale.
- A duhet të përdorim shpërblime gjatë trajnimit?
Para se të filloni trajnimin për largimin e pelenës, ju duhet të vendosni nëse dëshironi të përdorni shpërblime për ta inkurajuar fëmiun tuaj, apo thjeshtë do ta bëni të ndihet mirë duke bërë tifo për to. Dhurata mund të jenë nga më të thjeshtat, duke filluar nga figura ngjitëse, karamele, apo edhe mund ta bëni një tabelë me të dhëna, për shpërblime më të mëdha, varësisht se sa sukses tregom fëmiu nga java në javë. Përdorimi i dhuratave është vetëm ide shtesë, por, jo e domosdoshme përderisa ju jeni në gjendje t’ia bëni me dije fëmiut tuaj se jeni krenar me të.