Do të vij të të takoj kudo që je ❤️
Kjo foto është inspiruar nga bukuria e miqësive në mes të femrave dhe këmbëngulja e tyre për ta ruajtur atë. Janë për t’u çmuar ato shoqe që janë shfaqur aty pikërisht atëherë kur ti ke pasur më së shumti nevojë për to.
Nëse ti bëhesh nënë para apo pas shumë kohe prej kur disa ose shumica e shoqeve tua janë bërë nëna, takimet e përbashkëta mund të ndjehen pak më ndryshe për ty, sidomos pas një ndryshimi kaq të madh në jetën tënde. Përderisa jeta jotë ka marrë kahje tjetër, duke u përballur me një grumbull të pelenave e ndryshime hormonesh, ty do të duket që ajo e shoqes tënde vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe në binarë, siç ka qenë herën e fundit që keni pirë pije së bashku.
Në momentin që bëhesh nënë, ndodh edhe të humbni kontaktin me disa shoqe, por duke qenë se instikti i lejon afër vetëm njerëzit e zemrës, shoqet e vërteta do të vazhdojnë të ju vizitojnë herë pas here.
Edhe kur të jesh duke dënesur për çështjen e pompës së gjirit, apo të kthehesh prapa për të fotografuar plagën e hapur të prerjes cezariane, madje edhe kur të pikësh nga djersët përderisa ndjek fëmiun tënd në dhomën e ndenjës, si të ishte një zvarritës olimpik, shoqet e tua të mrekullueshme do të ulen me ty, do të qeshin me ty e do të jenë aty pikërisht për ty. Nuk është se ato kanë ndonjë ilaç për ditë të këqija, apo të gjitha përgjigjet në pyetjet e tua të mëmsisë, por, ato do të ulen me ty, do të dëgjojnë hallet tua, do t’i gëzohen bashkë me ty momenteve të bukura të fëmiut tënd, e madje edhe do të të japin disa prej mometeve të këndshme të ikjes imagjinative, përmes storieve nga jeta e tyre.
Është për t’u admiruar fuqia dhe jetëgjatësia e miqësive në mes te femrave. Pavarësisht rasteve kur publikisht është tentuar që gratë të vihen kundër njëra tjetrës, pjesa më e madhe e tyre kanë fokusuar përpjekjet e tyre për të përkrahur dhe për të qëndruar pranë njëra tjetrës, pavarësisht dallimeve tona në jetë.
Nga ditari i një NËNE ❤️.