Një shtetas kinez do të bëhet pronar i një maske me vlerë prej 1.5 milion dollarë

0
89

Një kompani izraelite e argjendarisë po punon në krijimin e një maske kundër coronavirusit, e cila do të kushtojë 1.5 milion dollarë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, maska e cila thuhet të jetë më e shtrenjta në botë, do të pajisjet me ari të bardhë prej 18 karatësh; me 3,600 diamante të bardha dhe të zeza si dhe do të përmbajë filtra të duhura N99, me kërkesë të blerësit, tha projektuesi Isaac Levy.

Levy njëherësh pronar i kompanisë Yvel, tha se blerësi kishte dy kërkesa: Maska duhet të përfundojë deri në fund të vitit, dhe se e njëjta duhet të ishte më e çmuara në botë.

“Kushti i dytë ishte më i lehti për t’u përmbushur”, tha ai.

Krijuesi i maskës nuk pranoi të identifikojë blerësin, mirëpo potencoi se i njëjti ishte një biznesmen kinez që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimi i informacionit: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here