Bebi im po e vjell qumështin – a duhet të shqetësohem?!

Must Try

Shumë prej bebeve herë pas here e vjellin një sasi të qumështit të konsumuar, mirëpo zakonisht nuk konsiderohet të jetë diçka shqetësuese.

Nëse bebi juaj vjell sasi më të mëdha të qumështit pasi të jetë ushqyer, mund të jetë si rezultat i refluksit (i njohur si efekti i kthimit mbrapsht të ushqimit). Refluksi tek bebet mund të ndodh për shkak që tubi i cili e përçon ushqimin e bebes në stomakun (ezofagun) e tyre, është ende duke u zhvilluar, prandaj ka mundësi që qumështi të kthehet prapa pas të ushqyerit dhe të dalë nga goja ose hunda e bebit tuaj.

Kjo prek afro gjysmën e bebeve dhe zakonisht kalohet lehtë dhe pa ndonjë trajtim të komplikuar. Në përgjithësi, kjo gjendje mund të zgjasë më së shumti deri në 18 muaj, sa edhe merr kohë për t’u pjekur sistemi i tretjes i fëmiut tuaj.

Që bebi juaj ta kalojë sa më lehtë refluksin, ndihmoni të gromësij (gokësoj) përgjatë të ushqyerit dhe nuk duhet që asesi ta shtrini shumë sheshtë përderisa e ushqeni. Gjithashtu, ta keni parasysh që mos ta shtrini beben menjëherë pas të ushqyerit.

Arsye të tjera për të vjellat e fëmiut mund të jenë edhe sëmundjet virale/viruset në stomak apo helmimi nga ushqimi. Kjo zakonisht ndodh tek bebet që ushqehen me formulë në rastet kur shishet nuk sterilizohen si duhet, duke u bërë kështu shkak për zhvillimin e viruseve. Të vjellat si rezultat i virusit të stomakut ose helimit nga ushqimi mund të shoqërohen me temperaturë të lartë, diarre dhe në përgjithësi bebi mos të ndjehet mirë. Shumë rrallë të vjellat mund të shkaktohen edhe nga gjendja e njohur si stenoza pilorike. Kjo paraqet gjendjen në të cilin ushqimi bllokohet përderisa tenton të arrijë tek zorra e vogël.

Disa bebe mund të kenë të vjella edhe si rezultat i alergjisë nga ushqimet – qumështi i lopës, arrat, vezët dhe gruri janë ushqimet që më së shpeshti shkaktojnë alergji. Bebet më të vogla se 6 muaj këtë ushqim e marrin përmes qumështit të gjirit, ndërsa proteina e qumështit të lopës gjendet tek qumështi formulë. Nëse dyshoni që bebi juaj ka alergji në ushqim, kërkoni këshillë nga mjeku juaj apo një alergjist.

Nëse bebi juaj ka të vjella dhe për 8 orë apo më shumë i kthen prapa të gjitha lëngjet, atëherë rekomandohet që menjëherë të kërkoni ndihmë mjekësore. Në ndërkohë, vazhdoni t’i jepni bebes qumësht gjiri apo qumësht në shishe që ta mbani të hidratuar.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest Recipes

- Advertisement -

Më shumë artikuj të ngjajshëm

- Advertisement -