A duhet ta ushqeni me gji fëmijën nëse jeni me grip?

0
108

Të ushqesh me gji fëmijën ndërsa je me grip jo vetëm që nuk është gabim, por edhe e mbron fëmijën nga viruset e stinës.

Përfundimi vjen nga një grup mjekësh pediatër në Itali. Doktori Sergio Conti Nibali, shef i grupit të punës që lidhet me ushqyerjen në Shoqatën Kulturore të Pediatërve në Itali, thotë se ushqyerja me gji nuk duhet kufizuar nëse nëna është prekur nga virusi i gripit.

“Nëpërmjet qumështit të gjirit, nëna i transmeton fëmijës edhe antitrupat specifike që luftojnë virusin e gripit”, thotë ai.

Dhënia e qumështit mund të jetë e mundimshme kur nëna është e sëmurë dhe temperatura e lartë mund ti shkaktojë asaj lodhje. Prandaj është e rëndësishme që të kujdesen për tu shëruar.

Nëse është e nevojshme merrni anti-inflamatorë ose analgjetikë, si paracetamoli; në qoftë se ky i fundit nuk lehtëson simptomat përdorni ibuprofen.

Përdorimi i tyre nga ju nuk shkakton probleme për fëmijën, transmeton Telegrafi.

Antibiotikët më të përdorur, të tilla si penicilinat, makrolidet dhe cefalosporinat, janë në përputhje me dhënien e gjirit.

Ideja e një nëne që jep gji e cila nuk është mirë të kurohet duhet të vihet mënjanë, ashtu si ideja që për të mirën e fëmijës nëna duhet ta detyrojë veten për të ngrënë edhe pa dëshirë.

Është mirë të hani e të pini sipas nevojave natyrale, duke pasur parasysh se natyra vjen në ndihmë në këtë fazë të jetës suaj, duke shfrytëzuar rezervat e trupit për të prodhuar qumësht.  

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here