A është e mundshme ta riedukoni bashkëshortin: Për femrat të cilat dëshirojnë ta bëjnë këtë, ekziston një zgjidhje e thjeshtë!

0
83

Shumë femra kanë një iluzion shumë të gabuar. Ato besojnë që bashkëshorti është kukulla e tyre e cila mund të “riedukohet”

Femrat e kanë atë farë “instinkti trajnues”, i cili është i rrënjosur thellë tek ato, për shkak të të cilit ato janë të robëruara nga paragjykimet dhe vazhdimisht janë në lajthitje, transmeton Telegrafi.

A është e mundshme ta riedukoni bashkëshortin?

E gjitha varet nga ajo se çfarë dëshironi të arrini. Është e lehtë të gjeni kompromisin për ndryshimin e disa shprehive të vogla shtëpiake.

Është krejtësisht gjë tjetër nëse dëshirojmë ta ndryshojmë bashkëshortin rrënjësisht. Mirëpo,a besoni se është e mundshme të ndryshohet natyra e njeriut? Për shembull, për ta bërë atë më të dashur, apo më të mirë, apo të përshtatshëm për shoqëri dhe shoqërim?

Fatkeqësisht, kjo nuk është e mundshme të bëhet, por që me atë rast bashkëshorti të ndihet këndshëm.

Nëse pranon që të ndryshojë për shkak të bashkëshortes, bashkëshorti gjithmonë do të ndihet jo këndshëm në lëkurën e vet “të re”.

Dhe ndonëse disa bashkëshortë dëshirojnë t’i përshtaten bashkëshortes, natyra e tyre e vërtetë gjithmonë do të dalë në pah. Sepse, e gjitha kjo për personin është jo e natyrshme.

Kini parasysh që asgjë nuk mund të dalë mirë nga dëshira që ta ndryshoni partnerin “rrënjësisht”. 

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here