‘A keni pasur ndonjëherë fatin të takoni një grua, zëri i melodishëm i së cilës u jep fjalëve një lezet të çuditshëm…’ nga Balzak

0
89

“A keni pasur ndonjëherë fatin të takoni një grua, zëri i melodishëm i së cilës u jep fjalëve një lezet të çuditshëm, që përhapet edhe në tërë qëndrimin e saj? Një grua që di edhe të flasë, edhe të heshtë, që di të sillet me dhembshuri, përherë i zgjedh mirë fjalët dhe shprehet me një gjuhë të kulluar? Ngacmimet e saj duken si përkëdhelje dashurie, kritika e saj nuk lëndon. Ajo nuk zihet për gjepura, përkundrazi kënaqet të drejtojë bisedën e ta ndërpresë në çastin e duhur. Ajo të sillet me dashamirësi dhe të buzëqesh, në sjelljen e saj s’ka asgjë me pahir. Kur ajo punon, përpiqet ta bëjë punën mirë, po nuk tregohet shumë pedante, ajo nuk të mërzit, të le të mbetesh i kënaqur edhe me të, edhe me veten. Dhe këtë hijeshi të këndshme e gjen të mishëruar në të gjitha sendet që e rrethojnë. Në shtëpinë e saj gjithçka të kënaq syrin, ajri që thith, të duket ajër i atdheut. Kjo grua është e çiltër. Ajo nuk shet mend, vetëm shpreh ndjenjat e saj, sepse ajo ndjen me gjithë shpirt….. Është e dashur dhe gazmore, di të ngushëllojë shumë ëmbël. Ti do ta duash me gjithë zemër, bilé edhe kur ndonjëherë ky engjëll të bëjë ndonjë gabim, edhe atëherë do të jesh i gatshëm të thuash se ajo ka të drejtë.”

Balzak

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here