“Babi im ka qenë i verbër. Sot është dita e parë që ai po më shikon të luaj nga parajsa…”

0
124

Ishte një djalë i vogël që vinte shpesh në stërvitje por gjithmonë e mbanin në stol rezervë dhe kurrë nuk u bë dot pjesë e 11-tëshes së skuadrës së futbollit. Kur ai bënte stërvitje, babai i tij ulej në fund dhe priste që djali të futej në lojë.

Ndeshjet filluan dhe për katër ditë, ai nuk erdhi në stërvitje as në çerekfinale as në gjysëmfinale. Papritur djali shfaqet në finale, shkoi tek trajneri dhe i tha, “Mister, ti më ke mbajtur gjithmonë rezervë dhe kurrë nuk më ke lejuar të luaj. Por sot të lutem më lejo të luaj.”

Trajneri i tha, “Bir, më vjen keq, nuk mund të të lejoj të luash. Aty ka lojtarë të tjerë që janë më të aftë se ti, për më tepër sot kemi ndeshjen finale dhe nuk mund të rrezikoj.”

Djali iu përgjërua, “Mister, të premtoj që nuk do të të zgjënjej. Të përgjërohem.”

Trajneri nuk e kishte parë kurrë më parë djaloshin ti lutej kaq shumë. Ai tha, “Në rregull djalë, luaj. Por mos harro, jam duke vepruar kundër gjykimit tim dhe reputacioni i shkollës është në lojë këtë herë. Mos më zhgënje.”

Loja filloi dhe djaloshi luajti shkëlqyeshëm. Sa herë që kapte topin, e dërgonte në rrjetë dhe shënonte gol. E kotë të thuash, djali ishte lojtari më i mirë në fushë dhe ylli i ndeshjes atë ditë. Skuadra e tij arriti një fitore spektakolare.

Kur mbaroi loja, trajneri shkoi tek djaloshi dhe i tha, “Bir, si mund të kem gabuar kaq shumë në jetën time? Kurrë nuk të kam parë të luash kështu më parë. Çfarë ka ndodhur? Si arrite të luash kaq mirë?”

Djali i vogël iu përgjigj, “Zotëri, sot po më shikon babi im.”

Trajneri u kthye dhe po shikonte tek vendi ku babai i djalit ulej zakonisht. Nuk kishte njeri aty. Ai tha, “Bir, babai jot ulej atje në fund kur ti bëje stërvitje, por, sot nuk po shoh njeri aty.”

Djali iu përgjigj, “Zotëri, ka diçka që nuk ta kam treguar kurrë. Babi im ka qenë i verbër. Para katër ditësh ai vdiq. Sot është dita e parë që ai po më shikon të luaj nga parajsa.”/Mësimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here