Bllokimi i gjirit dhe kthimi i qumështit pas; Çfarë duhet të bëjë nëna që mos ta përjetojë me stres gjidhënien

0
140

Gjidhënia shpesh është një proces i vështirë për shumë nëna!

Pamjaftueshmëria e qumështit, shqetësimet me thithkat, bllokimi i kanaleve, infeksionet e ndryshme mund ta bëjnë gjidhënien një proces gati të pamundur.

Ndonëse nëna nuk duhet të dorëzohet menjëherë, ndodh që fëmija mos të ngopet me qumështin e gjirit të grindet, duke stresuar edhe më shumë nënën e re.

Më poshtë do të lexoni se ç’duhet të bëni kur kanalet e gjirit bllokohen dhe qumështi kthehet pas. Kanalet e bllokuara mund t’i ndieni si gunga të vogla ose të mëdha në lëkurë.

Mos harroni: Duhet të gjeni menjëherë një zgjidhje për këtë problem, pasi bllokimi i kanaleve mund të shkaktojë infeksion.

Mënyra më e mirë për t’i zhbllokuar, është që ta lini foshnjën ta zbrazë plotësisht gjirin, duke i dhënë të njëjtin çdo herë që e ushqeni. Në rast se foshnja nuk e zbraz gjirin e mbledhur, shtrydheni qumështin me dorë ose me pompë.

Gjithashtu, para se të filloni ta ushqeni, mund të përdorni një kompresë të ngrohtë ose ta masazhoni gjirin e bllokuar.

Nëse problemi vazhdon ende, edhe pasi keni përdorur mënyrat e mësipërme, konsultohuni me një ekspert të kësaj fushe ose me mjekun tuaj.

Infeksioni i gjirit: Ky është komplikacioni më i rëndë i gjirit. Infeksioni (mastitis) mund të shkaktohet nga moszbrazja e gjinjve gjatë vakteve.

Mikrobet mund të futen nga thithat e plasaritura dhe goja e foshnjës dhe të depërtojnë në kanalet e qumështit. Këto mikrobe nuk janë të dëmshme për foshnjën, pasi gjenden te të gjithë njerëzit. Thjesht, nuk e kanë vendin në indet e gjoksit.

Mastitisi fillon me shenja dhe simptoma të ngjashme me ato të gripit, si: temperaturë, ethe dhe dhimbje trupi. Më pas, pasohet nga skuqja, ënjtja dhe zbutja e gjinjve.

Kontaktoni mjekun nëse keni shenja dhe simptoma të tilla. Mund të keni nevojë për antibiotikë përveçse për pushim apo më shumë lëngje. Megjithatë, vazhdoni t’i jepni gji foshnjës edhe nëse merrni antibiotikë. Mjekimi për mastitisin nuk e dëmton foshnjën.

Zbrazja e gjinjve gjatë vakteve, do të ndihmojë në parandalimin e bllokimit të kanaleve të qumështit, i cili është një shkaktar tjetër i mundshëm i kësaj gjendjeje.

Po të keni dhimbje të forta, futini gjinjtë në një enë me ujë të ngrohtë dhe shtrydhini me dorë.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here