Cilat janë dëmet që i shkaktohen bebes nëse shtatzëna ka stres?

0
118

Nuk mund ta mohojmë faktin se stresi është pjesë normale e jetës sonë të përditshme, e as në periudhën e shtatzanisë nuk ndryshon ky fakt.

Por, shkencëtarët theksojnë se stresi te shtatzënat mund të ndikojë në zhvillimin dhe inteligjencën e bebes, e madje mund të shkaktojë edhe probleme tjera më vonë në jetë, transmeton Telegrafi.

Si ndodh kjo?

Stresi mund të shkaktojë që të lindni më herët dhe bebja të ketë peshë të vogël

Mirëqenia e bebes është brenga kryesore që e shoqëron çdo nënë në pritje, dhe këto brenga mund të shndërrohen në stres të vërtetë. Por, në mënyrë paradoksale, gjëja e parë që duhet ta bëni për të pasur një bebe të shëndetshme është të qetësoheni.

Ekspertët thonë se paaftësia për t’u përballuar me situata stresuese kontribuon në rrezikun që të lindni para kohe ose që bebja të ketë peshë të ulët.

Stresi ndikon në inteligjencën dhe zhvillimin e trurit të bebes

Shkencëtarët kanë zbuluar se nivelet e larta të kortizolit mund ta ulin nivelin e inteligjencës së fëmijës. Ata gjithashtu kanë konfirmuar se stresi i përjetuar gjatë shtatzanisë mund të ketë ndikim edhe në zhvillimin e trurit të fëmijës.

Një studim, i kryer nga universiteti shtetëror Wayne, ka zbuluar se stresi i nënës ndikon në lidhjen e trurit dhe në organizimin e sistemeve të funksioneve neurale, duke i bërë më pak efikase.

Stresi i shtatzënës ia rritë fëmijës nivelet e frikës dhe ankthit

Dr. Elysia Davis nga universiteti Denver thotë se nivelet e larta të kortizolit te nënat shtatzëne e bëjnë fëmijën më të rrezikuar nga stresi në të ardhmen.

Madje, kjo gjë vërtetohet thuajse menjëherë pasi të porsalindurit i merret gjaku në spital.

Si bebe, ata përjetojnë frikë më të madhe kur ekspozohen në sfida të thjeshta siç është futja e një personi të huaj në dhomë ose kur një top shkon në drejtim të tyre. Në rrethana normale, fëmija do të luante me gëzim me top, por fëmijët që kanë pasur nëna me stres gjatë shtatzënisë mund të frikësohen në ato momente.

Burimi i informacionit: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here