Çka duhet të keni parasysh para se t’i dërgoni fëmijët në plazh?

0
81

Sa herë që prindërit bëjnë plane për plazh, fëmijët i bëjnë sytë e veshët katër nga kurreshtja dhe gëzimi. Gjithmonë të gatshëm për t’ia mësyrë detit në stinën e bukur të verës. Mirëpo, për prindërit përveç që është kënaqësi, shkuarja në det nënkupton përgjegjësi dhe angazhim 24/7, e sidomos gjatë ditës. Kjo për arsye që kujdesi për shëndetin dhe mirëqenien e fëmiut duhet të jetë maksimal, meqë ata mund të pësojnë si nga uji ashtu edhe nga dielli.

Planet duhet t’i bëni shumë më herët, duke nisur nga gjërat kryesore që duhet t’i keni me vete, kohën kur duhet të niseni në mënyrë që të shmangni trafikun, radhët e gjata e vozitjen gjatë ditës kur fillon të bëhet shumë nxehtë. Gjithashtu, duhet ta keni parasysh edhe mbajtjen e temperaturës së duhur në veturë për fëmijët, qoftë përmes freskueses së ajrit apo leckave të lagura, të cilat duhet të vendosen në dritare për të pritur të nxehtin.

Nëse keni fëmijë të vegjël, mos harroni të përgatisni një shishe me qumësht dhe me kamomil. Shumë i dobishëm për të mbajtur të ftohtë temperaturën e trupit. Mund ta përdorni për fëmijët dhe pjesën tjetër të familjes. Pelenat, biberonët, lodrat duhet t’i mbani në dorë jo në valixhe. Në makinë mos rrini të heshtur, por kalojeni kohën duke luajtur ose duke kënduar.

Brothers and sister are enjoying tuscany beach near Bibbona. Kids are embracing and laughing at camera.

Pasi të kaloni pjesën e parë, atë të nisjes dhe rrugës, vjen pjesa kryesore dhe më e gjatë, ku kujdesi i shtuar është i domosdoshëm. Prej tyre, disa nga më kryesoret janë:

Djegia nga të qëndruarit në diell

Patjetër që kremi për mbrojtje nga dielli preferohet të vendoset në lëkurë disa herë brenda ditës. Mirëpo, tek fëmijët mund të jetë paksa më problem, sidomos në rastet kur ata refuzojnë diçka të tillë. Si të veproni në këto raste? Opsioni më i mirë është ta ftoni për të luajtur një lojë me dënime: ai që humb, i duhet të lyhet me krem. Nëse humbisni ju, do t’ju lyejë ai me krem, apo e kundërta.

Të nxehtit e tepruar

Rritja e temperaturave, sidomos në plazh, duhet luftuar me pije të ftohta. Prandaj këshillohet që të vegjëlve t’u jepni shpesh ujë, kos, t’i lani në det, në mënyrë që të përballojnë të nxehtin.

Nxirja nga dielli

Është një ndër fenomenet më të zakonshme dhe për ta arritur mjafton të mos i lini fëmijët të ekspozohen në diell pas orës 11:00 të paradites. Nëse nuk keni mundësi të largoheni në drekë nga plazhi, atëherë duhet t’u zgjidhni lodra që të luajnë nën çadër.

Rreziqet e syve

Kripa, rëra dhe dielli mund të jenë armiqtë e syve të fëmijëve, ndaj është e këshillueshme që edhe të vegjlit të mbajnë syze, ndërsa në darkë një shpëlarje me ujë e kamomil do t’i qetësonte.

Dispepsia

Ushqimi në plazh është shumë i rëndësishëm: nuk duhet të ketë bollëk, por të jetë pak e saktë dhe t’i japë fëmijës energjitë që i nevojiten. Pra përgatisni vakte të lehta dhe mos harroni mes vaktet, që duhet të jenë fruta ose akullore.

KUJDES!

Në fund, bëni kujdes me korrentet dhe dallgët e detit. Mos ia ndani asnjëherë sytë fëmijës, sidomos kur lahet. Mënyra më e mirë për ta bërë është ta shoqëroni në breg, ose të laheni me të. Nuk do të rrezikojë dhe do të kënaqet më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here