Çka duhet të keni parasysh rreth përdorimit të sytjenave!

0
78

Sytjenat, veçanërisht kur shoqërohen me temperaturat e larta të verës, mund të jenë vërtetë të bezdisshme

Ju mund të mendoni se nëse hiqni dorë së veshuri sytjenat, thjesht do të ndiheni pak më rehat se herët e tjera, por në fakt, ka një sërë pasojash të shëndetshme nëse nuk i mbani ato gjithnjë.

Dr. Gandhali Pillai, gjinekologe, jep disa nga efektet që vijnë nga heqja e sytjenave.

Qarkullimi i gjaku bëhet më i mirë

Ndonjëherë, telat e sytjenave apo fakti që janë të ngushta, pengojnë qarkullimin e gjakut në zonën e gjinjve. Kjo mund të jetë edhe arsyeja, pse disa gra ndjejnë dhimbje në gjoks.

Ju flini më mirë

Një shqetësim më pak mbi lëkurë, një gjumë më i mirë. Ekziston një studim i botuar në revistën Chronobiology International, i cili thotë se mbajtja e sytjenave dhe veshjeve të ngushta gjatë gjumit, çon në një gjumë të parehatshëm.

Ju merrni frymë më mirë

Kompresimi që krijohet nga telat e sytjenave në diafragmën tuaj mund të çojë në një pengim sado të vogël në frymëmarrje, veçanërisht për gratë që kanë astmë.

Ka shanse më të vogla që ju të merrni infeksion kërpudhor

Materiale të caktuara të sytjenave nuk reagojnë mirë ndaj djersitjes dhe lagështisë. Gjatë gjumit, pëlhura e sytjenave mund të pësojë fërkime që çojnë në kruajtje apo skuqje. Ndërkohë, akumulimi i djersës gjatë stinës së verës, mund të sjellë edhe mundësinë për infeksione.

Thithkat bëhen më të shëndetshme

Lëkura e thithkave tuaja është shumë e ndjeshme dhe mbajtja e sytjenave i bën ato të thahen, gjë që çon më pas dhe në kruarjen e tyre. Kur të ndaloni së mbajturi rregullisht, do të shpëtoni njëherë e mirë nga kjo situatë.

Nuk do të keni ciste të gjirit

Normalisht, mbajtja ose jo e sytjenave nuk është faktori kryesor ndikues në ciste, por nëse mbani sytjena të papërshtatshme apo të shtrënguara shumë me orë të tëra, kjo mund t’ju çojë edhe drejt cisteve.

Ulen mundësitë e kancerit të gjirit

Të qëndruarit pa sytjena, minimizon gjithashtu shanset për shfaqjen e kancerit të gjirit.

Disa gra ankohen për ndjesinë e dhimbjes në gji, nëse qëndrojnë pa sytjena, por ky është vetëm rasti i grave që kanë gjoks të rëndë. Për to, të qëndrojnë më së shumti pa sytjena, nuk është zgjidhja që iu rekomandohet nga mjekët.

Burimi: /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here