Dedikuar grave në biznes: Besoni në aftësitë tuaja!

0
107

Sipas disa studimeve dhe të dhënave ekzistuese, numri i grave që drejtojnë bizneset e tyre është më i vogël në krahasim me numrin e burrave. (Vetëm 3 nga 25 njerëzit më të pasur në Amerikë janë gra dhe përqindja e grave në Fortune 500 CEO është më pak se 5 për qind).

Një prej shpjegimeve më të rëndësishme në këtë drejtim është mungesa e iniciativës për të ndërmarrë risqe, kryesisht risqe financiare.

Nëse doni të avanconi akoma edhe më tej në biznesin tuaj, ju duhet të shoqëroheni me njerëz të cilët t’ju sfidojnë për ta arritur një gjë të tillë. Ka shumë mundësi dhe burime të ndryshme për ta arritur një gjë të tillë, por një prej gjërave më të rëndësishme është që ju të besoni në aftësitë tuaja dhe të mundoheni që t’i zhvilloni ato akoma edhe më shumë.

Por, që secila prej pikave të mësipërme të realizohet, ju duhet të hiqni dorë nga frikërat tuaja dhe t’i shndërroni ato në forcën tuaj më të madhe.

Gjeni më poshtë disa këshilla si ta bëni këtë:

Gjeni modele që janë burim frymëzimi për shumë të tjera – Por edhe pse në raport shumë më të ulët më burrat, ka shumë gra të suksesshme, dhe marrja e tyre si shembull mund të jetë një burim shumë i madh frymëzimi dhe shtyse për të ecur përpara në rrugën drejt suksesit.

Kërkoni vazhdimisht ndaj vetes por edhe tregohuni mirënjohës ndaj saj – të festoni për arritjet tuaja është një mënyrë shumë efikase për të respektuar veten tuaj dhe qëllimet e përmbushura. Një tjetër mënyrë për të qenë të suksesshëm është që të pranoni frikërat tuaja dhe t’i shndërroni ato në forcën tuaj. Vetëm pasi t’i keni pranuar ato ju mund t’i tejkaloni dhe t’i shndërroni në forcën tuaj. Ju duhet të rrezikoni nëse doni që të keni sukses, por duhet që të jeni edhe kritiku më i madh i vetes suaj.

Besoni në aftësitë tuaja dhe vazhdoni përpara. Ka një arsye se përse më pak se tre për qind e grave sipërmarrëse arritën që të krijonin të ardhura mbi 1 milion dollarë, pavarësisht faktit se gjatë dekadës së fundit numri i grave që drejtojnë biznese të ndryshme ka shënuar rritje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here