Dëshironi që fëmijët tuaj të jenë të motivuar?

0
93

Atëherë duhet t’i kushtojmë vëmendje qasjes dhe sjelljes tonë ndaj tyre.

Çdo ditë që ne e kalojmë duke i korrigjuar me dhjetëra herë e duke ju thënë JO edhe dhjetëra të tjera, disponimi i mire dhe motivimi i tyre do bie në zero. Pa këtë energji, sa kohë mendoni që do të mund të vazhdojnë përpara? Ndoshta do të tërhiqen ngadalë pa bërë zhurmë, derisa të ndihen të zbrazët dhe të pafuqishëm, ose e kundërta – do të shpërthjnë nga pakënaqësia e madhe.Ne të gjithë duam që arka jonë të jetë e mbushur mirë. Duke pasur një llogari bankare të mbushur, ne guxojmë të bëjmë shumëçka: të udhëtojmë, të nisim projekte të reja apo edhe të ëndërrojmë.

E njejta gjë u ndodh edhe fëmijëve tanë. Vetëm se në këtë rast, në vend të parave janë emocionet. Dhe të hyrat e të dalat në shumicën e rasteve varen nga ne. Ndihmoni fëmijët tuaj që të jenë të mbushur me plot emocione e disponim të mirë. Ata do të përballen me shumë gjëra gjatë jetës, që do të ndikojnë edhe në gjendjen e tyre emocionale, mirëpo, përderisa jeni me ta në shtëpi dhe e keni mundësinë, MOS HARRONI t’u thoni së paku 5 fraza pozitive.

Në vijim, po u japim sugjerimet tona, mirëpo jo patjetër duhet të foksuoheni vetëm tek këto. Mjafton të veproni me instiktin tuaj prindëror dhe gjithçka do të bjerë në vendin e vet.

Në rastet kur fëmiu ju ndihmon diçka, mjafton një shprehje e mirë si këto:

  • Faleminderit për ndihmën tënde.
  • Puna që t’i bëre ka shumë domethënie për mua.
  • Unë nuk do ta kisha bërë ashtu, por, kështu si e ke bërë ti duket perfekt.
  • Unë nuk mendoj njësoj. Ma shpjego pse ti mendon në këtë mënyrë.
  • Shfrytëzo gjithë kohën që të duhet për ta përfunduar punën.
  • E di që është e mundimshme për ty, por e vlerësoj shumë angazhimin tënd.

Në rastet kur bëhet fjalë për përgjegjësi:

  • E di që mund të kem besim në ty.
  • Ti ke dëshmuar që mund të jesh i përgjegjshëm.
  • Nganjëherë të qenit gabim të bën mirë, sepse të mëson se si të përmirësohesh.
  • Merre vet vendimin. Beso në veten tënde.

Kur bëhet fjalë për personalitetin e tij:

  • Më pëlqen kështu siç je.
  • Të dua – Të dua – Të dua
  • Më pëlqen buzëqeshja jote.
  • Lumturohem shumë kur je pranë meje.
  • Krenohem me ty.
  • Mos e krahaso veten me askënd. Askush nuk është si ti.
  • Nuk mund të jemi të mirë në gjithçka. Për këtë arsye secili kemi talente që na veçojnë.
  • Ti je i/e veçantë.

Kur bëhet fjalë për komunikimin:

  • Nuk mendoj njësoj si ti, mirëpo e vlerësoj që u shprehe me mua.
  • Më trego se cili është mëndimi yt. Më intereson ta di.
  • Ke bërë një analizë shumë të mirë. Të lumtë.
  • Kjo pyetje është shumë interesante.
  • Më pëlqën kur bisedon me mua dhe më bën pyetje.

Kur bëhet fjalë për një garë:

  • Shiko sa ke arritur. Është fantastike!
  • E di që është e lodhshme, mirëpo ti po i’a del shumë mirë.
  • Po të shkon shumë mirë. Vetëm vazhdo kështu.
  • Ti mund ta bësh edhe më mirë. Vazhdo të ushtrosh dhe do të kesh sukses.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here