DUAJENI VETEN – të qenurit nënë dhe grua nuk do të thotë se ju nuk ekzistoni

0
106

Nga Razije Musa

Shumë herë shoh nëna që punojnë shumë, në shtëpi në punë, shërbejnë, pastrojnë qëndrojnë në këmbë dhe në fund e trajtojnë vetën sikur kjo është detyra e tyre për të cilën askush nuk duhet të thotë faleminderit.

Jo, filloni e mendoni se duhet të ju thonë faleminderit për shërbimin, duhet të ju vlerësojnë për të mirat, duhet të ju kthejnë respektin me respekt dhe duhet të mos ju shohin si dikush që është ne dispozicion të të tjerëve në cdo kohë.

Është në rregull nëse një herë në javë ju delni me shoqërinë tuaj dhe burri kujdeset për darkën e fëmijëve, për pastrimin dhe pastaj për ti vënë në gjumë.

Ashtu si është krejt normale në shoqërinë tonë që burri të dalë me shoqëri dhe gruaja të merret me fëmijët dhe të gjitha punët tjera.

Kjo sepse gruaja sot kontribuon njësoj si burri dhe trajtimi i barabartë i ciftit është shembulli që duhet ta shohin fëmijët tuaj qysh të vegjël.

Edhe gruaja ka nevojë të dal të flas me shoqet e saj, ndoshta thjeshtë të relaksohet një kafe dhe të kthehet e mbushur energji pozitive.

Prandaj, mos i injoroni nevojat tuaja, të qenurit nënë dhe grua nuk do të thotë se ju vini në plan të fundit.

Duajeni veten!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here