Emocionuese: Vogëlushi 5 vjeçar fton shokët e tij në ditën e adoptimit

0
88

Volgëlushi vjeçar nga Michigan i quajtur Michael, ka ftuar të gjithë shokët e tij të klasës në Gjykatë që të jenë pranë tij në një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së tij, kur po kërkohej të birësohej nga dy prindër, njofton BBC News.

Foto e publikuar nga Kent County, burri që e birësoi atë, ka bërë bujë të madhe nëpër rrjetet sociale, duke prekur zemrat e qindra mijëra njerëzve. Në foto Michael shihet duke pushuar në një karrige në sallën e gjykimit, pranë prindërve të tij birësues, përderisa prapa tij janë shokët dhe shoqet duke lëvizur në ajër letrat në formë zemre si shenjë përkrahjeje ndaj shokut të tyre të zemrës.

Michael, i cili është 5 vjeçar nuk kishte prindër, dhe adoptimi nga një familje qe shumë e rëndësishme për të, andaj edhe vendosi ta ndajë atë gëzim edhe me shokët dhe shoqet e klasës së tij.

Të gjithë shokët dhe shoqet e tij patën rastin të prezantohen gjatë seancës në gjykatë, ku edhe treguan se sa shumë e kanë për zemër Michael dhe arsyen pse kishin ardhur të festojnë me të.

Fotoja ku shihet Michael bashkë me shokët dhe shoqet është shpërndarë mbi 100,000 herë në rrjetin social Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here